Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Ja çfarë fuqie ka Presidenti i SHBA-ve, përfshirë dhe lëshimin e raketave bërthamore - Struga.net

Ja çfarë fuqie ka Presidenti i SHBA-ve, përfshirë dhe lëshimin e raketave bërthamore

0
auto_trump.900x6001485029088

Presidenti ka mjaft atribute në jetën e tij menjëherë mbas marrjes së postit, sidomos kur bëhet fjalë të jesh numri 1 i SHBA-ve. Më poshtë Syri.net do ju njohë me të gjitha benefitet që merr personi që zgjidhet president në SHBA.

Mund të falë këdo

Presidenti i SHBA-ve ka fuqinë që të shpallë të pafajshëm këdo, madje edhe ata që janë të dënuar me vdekje.

Mund të dërgojë trupa ushtarake jashtë vendit, por pa i shpallur luftë askujt

Ligjet amerikane i japin fuqinë presidentit që të ketë të drejtën për të dërguar jashtë kufijve të SHBA-ve trupat ushtarake, duke i vendosur në një shtet tjetër. Por presidenti nuk ka fuqinë ligjore që ti shpallë luftë askujt.

Mund të lëshojë një raketë bërthamore

E njohur si ‘Valixhja e zezë’, e jep fuqinë presidentit të SHBA-ve që të lëshojë raketa nukleare në çdo cep të botës. Sipas informacioneve brenda Pentagonit, thuhet se në atë valixhe janë të gjitha kodet që mund të lëshojnë raketa nga toka dhe hapësira, të cilat janë të pajisura me lëndë nukleare.

Mund të kundërshtojë një ligj, ose ta kthejë mbrapsh

Presidenti i SHBA-ve ka të drejtën që të kundërshtojë ligjet që i vijnë nga Kongresi amerikan. Ai ka të drejtën që në rast se nuk i pëlqen ligji ta kthejë mbrapsh atë.

Mund të shprehë çdo dëshirë të tijën, në çdo orë të ditës

Presidenti mund të shprehë çdo dëshirë të tijën në çdo moment dhe stafi i tij është i detyruar ta pëmbushë atë menjëherë.

Nuk mund të propozojë ligje

Presidentit nuk i lejohet në mënyrë të prerë që të bëjë propozime për ligje, kjo është e drejtë vetëm e Kongresit dhe dhomave më të ulëta.

Mund të aplikojë ligjin e emergjencës

Që prej periudhës së Jezu Krishtit, të parit të vendit i lindte e drejta që të aplikonte ligjin për emergjencat kur situata dilte jashtë kontrollit.

Mund të jetojë shumë mirë edhe pas mbarimit të mandatit

Presidenti nuk bën jetë të mirë vetëm gjatë kohës që jeton në Shtëpinë e Bardhë, por edhe pas saj. Menjëherë pas mbarimit të mandatit atij i jepen çdo vit 200 mijë dollarë për të jetuar dhe 100 mijë dollarë për të paguar stafin si dhe një shtëpi luksoze.

Mund të organizojë festa të mëdha

Presidentit i lejohet që të organizojë superfesta brenda në Shtëpinë e Bardhë.

Mund të falë një Gjel Deti

Hera e parë që ndodhi që një president i falte jetën një gjeli deti ka qenë në vitin 1863 ditën e falënderimeve, ky ishte një nga veprat e presidentit Abraham Linkoln. Ndërkohë që në 1989 ky rast u përsërit dhe nga presidenti George H Bush.

Presidenti mund të gjykohet

Presidenti nuk është i pagabueshëm dhe mund të gjykohet. I vetmi person në botë që nuk mund të gjykohet është Papa. Presidenti mund të thërritet dhe të gjykohet në Gjykatë kur akuzohet për tradhti ndaj vendit, ose në rast se sjellja e tyre bie në kundërshti me Kushtetutën.

Mund të bëjë zv.Presidentin

Kushtetuta amerikane i jep të drejtën çdo personi për të kandiduar në postin e presidentit për dy mandate 4 vjeçare, por pasi ka mbaruar edhe mandatin e dytë ai nuk mund të kandidojë më gjatë gjithë jetës së tij për këtë post. Por pas mbarimit të mandatit Presidentit i lind e drejta për të kandiduar për çdo post tjetër politik përfshirë dhe atë të zv.Presidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting