Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Trump: Muri nis brenda pak muajsh, Meksika do na i paguajë të gjitha - Struga.net

Trump: Muri nis brenda pak muajsh, Meksika do na i paguajë të gjitha

0
WhiteHouse007-001

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka firmosur këtë të mërkurës një urdhër ekzekutiv që jep autorizimin për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Trump ka deklaruar këtë të mërkurë se nuk do të tërhiqet nga premtimi i tij gjatë fushatës.

Trump u shpreh se ndërtimi i murit do të nisë bnreda pak muajsh dhe theksoi se taksapaguesit amerikanë do të rimbursohen nga qeveria meksikane për të gjitha kostot.

“Sa më shpejt që mund ta bëjmë fizikisht”, tha Trump në një intervistë për “ABC News”, kur y pyet se kur do të nisë ndërtim i murit. “Do të thoja në pak muaj… sigurisht plani do të nisë menjëherë.”

Deklarata e Trump vjen pas dy urdhrave mbi emigracionin, ndihmat si dhe përfshirë një direktivë për nisjen e planit për ndërtimin e murit.

Premtimi i Trump për murin gjatë fushatës ishte për të ndaluar emigracionin e paligjshëm si dhe sigurinë në vend. Ai tha se për këtë do të paguajë Meksika, por që liderët e saj kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.

“Do të rimbursohemi më vonë kur të bëjmë transaksione me Meksikën”, tha Trump. “Po të them që do të ketë pagesë, por që do të jetë në një formë të komplikuar.”

Pas murit me Meksikën, Trump nuk ndalet. Ja shtetet që u kufizohen vizat

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ndalet në vendimet e tij, duke përmbushur kështu premtimet e forta të fushatës.

Bëhet e ditur se sot presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë vendime që parashohin ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA të migrantëve nga shumë shtete, ndalimin e përkohshëm të aplikimeve për viza nga gjashtë shtete të tjera krahas Sirisë dhe ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane dhe lajmet e bazuara në disa persona në ekipin e afërt të Trump, i cili filloi zyrtarisht detyrën më 20 janar, sot do të nënshkruajë vendime që parashohin kufizime të vizave për migrantë dhe ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte rekomanduar që “Muslimanët të mos pranohen në SHBA” dhe që më pas kishte thënë se me këtë “ka patur për qëllim procedura më të rrepta të sigurisë”. Thuhet se me vendimet që do t’i nënshkruajë do të ndalohet për disa muaj hyrja e migrantëve nga shumë shtete.

Se sa do të jetë periudha e caktuar e ndalimit, e cila në disa media thuhet të jetë “katër muaj”, pritet të qartësohet pas shpalljes së vendimit në fjalë.

Në mesin e shteteve janë Siria, Irani dhe Iraku

Po ashtu, u tha se me një vendim të ngjashëm Trump do të pezullojë aplikimet për viza nga shtetet si Siria, Iraku, Irani, Libia, Sudani, Somalia dhe Jemeni, siç thuhet, “derisa të definohen procedura më të rrepta të sigurisë”.

Në disa lajme në mediat amerikane theksohet se kjo periudhë do të jetë 30 ditë.

Gjatë fushatës zgjedhore, po ashtu, Trump kishte shprehur nevojën për inspektime më të rrepta të sigurisë ndaj personave që vijnë nga disa shtete muslimane ku ka terroristë”, duke thënë se do të sjellë kufizime të vizave për shtetet në fjalë derisa të bëhen rregullimet e nevojshme për pengimin e hyrjes së këtyre personave.

Muri në kufi me Meksikën

Sot pritet që Trump gjithashtu të nënshkruajë një marrëveshje që parasheh ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Në një deklaratë të tij në Twitter të martën, Trump u shpreh: “Nesër kemi planifikuar një ditë të madhe që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Krahas shumë gjërave, do ta ndërtojmë edhe murin”.

Parashihet që Trump, i cili gjatë periudhës zgjedhore disa herë kishte thënë se do të ndërtojë mur në kufirin me Meksikën për ta parandaluar hyrjen e migrantëve ilegalë, vendimin për ndërtimin e murit ta nënshkruajë vetëm pesë ditë pas marrjes së detyrës.

Ndryshe, nënshkrimin e parë pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump e hodhi në një vendim i cili parasheh anulimin e ligjit të reformës në shëndetësi Obamacare, i miratuar gjatë periudhës së presidentit pararendës amerikan Barack Obama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting