Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Betejën e humbur në Koshare Serbia e trajton fitore - Struga.net

Betejën e humbur në Koshare Serbia e trajton fitore

0

Kosharja, ku para 18 vjetësh ra guri i kufirit Kosovë – Shqipëri dhe ku u zhvilluan luftimet më të ashpra ndërmjet UÇK-së e forcave pushtuese serbe, në Beograd vazhdon të mbetet një kujtim i hidhur për zyrtarët e Serbisë dhe një humbje të cilën ata, me shënimin e saj, përpiqen t’i trajtojnë në fitore, ashtu siç ka bërë historikisht, transmeton Koha.net.

Kështu, ministri i Serbisë për Punë, çështje lufte e sociale, Aleksandar Vulin dje, siç citon b92, ka thënë se ”beteja në Koshare është dëshmi se populli që e do lirinë mund të fitojë edhe në luftë armikun shumë më të fuqishëm”.

“Trimat e Koshares janë krenaria jonë, prandaj për herë të parë kemi siguruar që fëmijët e luftëtarëve të rënë të shkollohen pa pagesë si dhe subvencione që t’i punësojmë deh t’iu themi faleminderit për sakrifikimin e prindërve të tyre”, ka thënë Vulin na tribunën “Lufta në Koshare- betejë që vazhdon”.

Ai ka shtuar se përgjithmonë ka ikur koha kur Serbia turpërohej nga heronjtë e vet, koha kur përpiqej të harrohej Kosharja, sepse nuk kishte guxim të fliste në emër të atyre që në Koshare kanë dhënë jetën e vet.

Sipas fjalëve të tij, Serbia tani ka guxim të thotë se kemi luftuar agresionit të NATO-s, agresion që,s iaps tij, as e ka nxitur e as e ka kërkuar.

Vjet, në Koshare, kurora për ushtarët serbë të vrarë, kishte vendosur Aleksandar Jaballanoviq, pretendenti aktual për kryetar të Listës Serbe në Kosovë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting