Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Flet dëshmitari shqiptar i Gjykatës Speciale: “Ata duhet të jenë në varr” - Struga.net

Flet dëshmitari shqiptar i Gjykatës Speciale: “Ata duhet të jenë në varr”

0

Halili hap derën e metaltë dhe instiktivisht vë dorën në këllëfin e revolës austriake Glock të lidhur në bel për rripi. Një kamerë vëzhgon e varur mbi derë të hyrjes së oborrit, me objektiv të kthyer nga rruga. I është bërë rit të jetë i vëmendshëm për veten.Kanë kaluar më shumë se 17 vjet që kur Halili (nuk është emri i tij i vërtetë) thotë se u burgos dhe torturua nga guerilët shqiptarë të Kosovës në një burg sekret në Shqipëri, në malet e thella të Shqipërisë veriore.

Si shqiptar i Kosovës, krimi i vetëm i Halilit ishte se i përkiste grupit rival të guerilasve për pushtetin e pasluftës.BIRN nuk mund ta identifikojë Halilin me emrin e tij të vërtetë, t’ia përshkruajë dukjen apo vendndodhjen për shkak të sigurisë së tij, përveç se të thotë se ai jeton në vendin e tij të lindjes në Kosovë, në mes të atyre të cilët do të donin ta bënin të heshtë.Brenda pak muajve, ai pret të ngritet kundër torturuesve të tij si pjesë e një procesi shpërthyes për të hedhur dritë në pjesën më të errët të luftës së Kosovës për liri nga shtypja serbe, një luftë e cila fitoi mbështetjen vendimtare për bombardimet e NATO-s në vitin 1999.Një gjykatë e re e krijuar së fundmi, me seli në Holandë, pritet të shpall aktakuzat e para brenda disa javësh apo muajsh.Suksesi i gjykatës varet nga Halili dhe kosovarët tjerë të gatshëm për të dëshmuar kundër ish- guerilasve politikisht të fuqishëm, heronj për shumë njerëz të afërt me ta.Rreziqet janë të mëdha, si për stabilitetin e Kosovës dhe konsolidimin e saj si shtet i pavarur, ashtu edhe për dëshmitarët që kanë marrë guximin të flasin.Të tjerë para tyre e kanë paguar me jetë, duke qenë viktima të njëlloj frikësimi sistematik i cili pengoi përpjekjet për të sjellë para drejtësisë guerilasit e dyshuar për krime lufte.“Ata na torturuan dhe vranë”, thotë Halili. “Jetoj për të dëshmuar”.Gjykata që financohet nga Bashkimi Europian, refuzoi të japë ndonjë detaj për këtë hulumtim mbi masat që po merr për të ofruar siguri për dëshmitarët, duke thënë se po punon “me çdokënd për të siguruar që janë vendosur masa adekuate për t’i mbrojtur dëshmitarët para, gjatë dhe pas gjykimit”.Clint Williamson, hetuesi amerikan dëshmitë e të cilit ofruan bazën për gjykatën, në vitin 2014 paralajmëroi për përpjekje “të vazhdueshme” për ta minuar punën e tij përmes ndërhyrjes në dëshmitarë. Por, ai tha se do të ketë aktakuza.Për shkak të kohës që ka kaluar dhe numrit të paktë të provave materiale, prokurorët do të varen shumë në dëshmitarët okularë. Shumë nga ta besohet të jenë larguar tashmë nga Kosova dhe disa të tjerëve do t’u jepet identitet i ri. Por të tjerë, si Halili, refuzojnë të largohen.“Është e vështirë të fshihesh brenda Kosovës”, thotë Robert Dean, një ish- prokuror i misionit të OKB-së që e administroi Kosovën pas luftës së viteve 1998-1999.Por, ai thotë se nuk beson se ata do ta nisnin punën e gjykatës “pa i vendosur mekanizmat (për mbrojtjen e dëshmitarëve)”.‘Re të zeza mbi Kosovë’Gjykata e re –e njohur si Dhoma e Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – është themeluar për t’i gjykuar figurat e ish UÇK-së përgjegjës për atë që Williamson e përshkroi si “fushatë e ndjekjes” kundër serbëve dhe romëve pas luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe “vrasjet e jashtëligjshme, burgosjet ilegale dhe trajtimin jonjerëzor” të shqiptarëve të Kosovës të supozuar si rivalë politikë.Williamson qe emëruar nga Bashkimi Europian për t’i hetuar pretendimet ndaj ish guerilëve në një raport tronditës të hetuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, i cili thotë se UÇK u kishte hequr organet të burgosurve serbë në veri të Shqipërinë veriore për t’i shitur jashtë shtetit.BE shpalli themelimin e një gjykate speciale për t’i ndjekur gjetjet e Williamson dhe Kosova, pas shumë zemërimeve dhe anktheve, mbështeti idenë me një votim parlamentar në gusht të vitit 2015.Williamson, megjithatë, paralajmëroi se tashmë janë duke u bërë taktika sabotimi.“Për sa kohë disa njerz të pushtetshëm vazhdojnë t’i pengojnë hetimet rreth kriminalitetit të tyre, janë njerëzit e Kosovës që do ta paguajnë çmimin ngase kjo lë një re të zezë mbi vend”, tha ai.Halili ka dëshmuar tashmë dy herë në Kosovë në gjykimet ndaj ish- guerilëve, të udhëhequra nga misioni i Bashkimit Europian, EULEX, i cili mori përsipër rastet e krimeve të luftës në Kosovëpasi vendi e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.Ai nuk ka iluzion se identiteti i tij mund të mbetet sekret.“Ata na premtuan se nuk do të njihemi”, tha ai për prokurorët europianë gjatë gjykimveve të para. “Por unë mendoj se ata (ish- UÇK) na njohin mirë”.Mbrojtja e Halilit përfshin një revole Glock, një jelek antiplumb dhe kufizime të vetëimponuara të lëvizjes.Ai tha t’i jetë ofruar zhvendosje nga Kosova, por kishte refuzuar.“Nuk jam i ri. Kam fëmijë me familjet e tyre këtu. Jemi familje e madhe dhe nuk mund të largohemi të gjithë”, tha ai.Hetimi i mbajtur i fshehtëFamilja e Halilit ishte shënjestruar nga UÇK për shkak të afërsisë së tyre me Ibrahim Rugovën, i cili udhëhoqi një rezistencë pasive për një dekadë ndaj regjimit serb, ndërsa u eklipsua nga luftëtarët guerilë në fund të viteve 1990.Vrasje politike, kampe paraburgimi dhe një valë sulmesh hakmarrëse ndaj serbëve dhe romëve pas luftës lanë njollë në kryengritjen e guerilës, e cila kishte fituar mbështetjen e fuqive perëndimore që po mundoheshin ta ndalnin dëbimin dhe masakrat ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës nga ana e forcave nën njeriun e pushtetshëm serb tashmë të vdekur, SlobodanMillosheviq.Guerilasit morën fuqi politike pasluftës dhe kritikët thonë se përgjatë viteve, mbështetësit perëndimorë të Kosovës hoqën dorë për t’i mbajtur ata llogaridhënës për hir të stabilitetit.Së fundmi, në disa gjykime të mbajtura në Kosovë janë dënuar një numër i guerilasve, por procesi është penguar për një kohë të gjatë për shkak të natyrës farefisnore të shoqërisë në Kosovë me 1.8 milion banorë, ku të dëshmosh kundër luftëtarëve të UÇK-së nga shumë njerëz shihet si tradhti.Në një vend gati sa gjysma e Uellsit, guerilasit e dikurshëm mbajnë ndikim në

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting