Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Mbledhje e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë - Struga.net

Mbledhje e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë

0

Më 24 prill në Vlorë do të realizohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Data e mbledhjes është konfirmuar sot nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu i tij i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një konference të përbashkët për mediat në Tiranë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës ka vizituar sot Shqipërinë, ku është takuar me homologun e tij, Ditmir Bushati dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Pas takimit të dy ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat. Në fjalën e tij në këtë konferencë, Bushati ka thënë se gjatë takimit me homologun e tij të Kosovës, kanë diskutuar për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke konfirmuar se mbledhja e ardhshme mes dy qeverive do të mbahet më 24 prill në Vlorë, Bushati ka theksuar: “Gjatë këtij takimi ne do të kemi mundësi të bisedojmë për zhvilluar në vazhdim bashkëpunimin politik, tregtar, ekonomik, por edhe bashkëpunimin që kemi vendosur në çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën.”

Bushati tha se koordinimi mes dy vendeve ka qenë efikas për disa prej sfidave të cilat përballet sot Kosova, Shqipëria dhe mjedisi i sigurisë sot në rajon dhe shtoi se Shqipëria dhe Kosova kanë një kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Duke vënë në dukje se gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje të integrimit të Kosovës në Bashkimin happy wheels Evropian (BE), ai tha se Shqipëria mbështet aspiratën legjitime të Kosovës qoftë në liberalizimin e vizave, në transformimin gradual të Forcës së Sigurisë në një ushtri të vërtetë. Bushati ka shtuar se transformimi i FSK-së duhet të bëhet në koordinim me aleatët sikurse është SHBA-ja.

Bushati, ka theksuar se gjatë takimit nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes edhe çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Ndërsa kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës u shpreh se Tirana po shndërrohet në një qendër multilaterale më një dimension rajonal.

“Qëllimi takimit tonë është organizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Dy vendet tona kanë bërë një progres të madh dhe bashkëpunimi ekonomik është shumë më i mirë dhe janë një listë e gjatë e marrëveshjeve të nënshkruara në disa fusha në katër vitet e fundit. Në takimin e radhës duhet të kemi një fokus se çfarë do të bisedojnë dy qeveritë, si për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Kemi biseduar edhe për situatën e brendshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, si dhe për gjendjen në rajon”, theksoi Hoxhaj.

Ai ka shtuar se ajo që po e karakterizon aktualisht rajonin si zhvillim i madh pozitiv është procesi përmbyllës i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Ndërkohë Hoxhaj është takuar edhe me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting