Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Nuk do ta besoni se kush hoqi dorë nga posti i deputetit, për t’ia lëshuar vendin në listë Milaim Zekës - Struga.net

Nuk do ta besoni se kush hoqi dorë nga posti i deputetit, për t’ia lëshuar vendin në listë Milaim Zekës

0

Në konferencën për media ku u bë aderimi i gazetarit Milaim Zeka në Nisma për Kosovën, Zeka tha se ai është i lumtur për këtë marrëveshje, duke premtuar se do mundohet të punojë për të mirën e qytetarëve.

Zeka, pos kësaj premtoi se po të futet në Kuvend, ai do të jetë kritikuesi më i madh i kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, e për të cilin ai beson se do të jetë, Ramush Haradinaj. Gjithashtu, ai do jetë kritikuesi më i madh edhe i liderit të tij, Fatmir Limajt.

“Krejt këto aderim bëhen me pazar. Unë e di që shumë kolegë të mi kanë shkuar me pazare të larta nëpër partitë e tjera politike. E unë kam kërkuar dhe u kam thënë a më lejoni që unë të jem ai që kam qenë deri sot, të jem kritikues dhe të mos ndryshoj. Dua që nesër të jem në parlament dhe t’ia jep kritikat më të mëdha kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. E po ashtu do jem kritikuesi më i fortë i zëvendë-kryeministrit sipas kësaj marrëveshjeje, Fatmir Limajt”,ka thënë Zeka.

Ndërkohë, Milaim Zeka ka bërë të ditur se vendin në listën e NISMA’s ia ka lëshuar Jakup Krasniqi.

“Kur kam bisedur edhe me bacin Jakup, janë burra të rrallë të kombit shqiptar, Jakup Krasniqi i ka vujtë nja 10 vite burg që ne të flasim shqip. Jakup Krasniqi ka heq dorë nga lista e NISMA’s të ia lëshojë vendin një nxënësi të tij, Milaim Zekës”, tha Zeka.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting