Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Hetimi për drogën/ Policia nis hetimet edhe për 3 persona, prokuroria sekuestron dokumentacionin në Rinas - Struga.net

Hetimi për drogën/ Policia nis hetimet edhe për 3 persona, prokuroria sekuestron dokumentacionin në Rinas

0
prokuroria-e-pergjithshme1

Policia e Durrësit kontrolloi mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Sajmir Bajramit, i cili u arrestua me rreth 460 kg lëndë narkotike, që ndodhej në një automjet pranë avionit të bllokuar në Divjakë. Burime policore bënë të ditur se nga kontrolli nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, kjo edhe për faktin se Bajrami jetonte në Itali prej kohësh. Por burime shprehen se hetimi ka përfshirë edhe 3 persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, por që kanë qenë të pranishëm pranë vendit ku policia sekuestroi lëndën narkotike dhe zonën ku ishte ulur avioni sportive, që dyshohet se do të transportonte drogën.

Në orët e vona të mbrëmjes grupi hetimor ka sekuestruar në Aeroportin e Rinasit dokumentacionin e hyrje daljeve dhe regjistrin e fluturimeve, sikundër ka nisur verifikimin e komunikimit mes kullave të komandimit të Rinasit, Korfuzit dhe Peskarës dhe itinerarin e avionit.

Prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje Sajmir Bajramin dhe pilotin Italian të vënë në pranga pas rrëzimit të avionit. Burime pranë grupit hetimor thanë se Bajrami ka pranuar se ishte korrieri i drogës të cilën po e dërgonte për te avioni që do e transportonte. Por piloti Italian i ka hedhur poshtë keto deponime duke thënë se ka ardhur në Shqipëri për turizëm. Gjithashtu mësohet se në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar Sajmir Bajramin të largohet nga zona para se të arrestohej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting