Hiqet TVSH për ilaçet, por farmacitë nuk kanë… medikamente/ Financat sqarojnë: Ja si do rimbursoheni - Struga.net

Hiqet TVSH për ilaçet, por farmacitë nuk kanë… medikamente/ Financat sqarojnë: Ja si do rimbursoheni

0
ilace1 300x198 Hiqet TVSH për ilaçet, por farmacitë nuk kanë… medikamente/ Financat sqarojnë: Ja si do rimbursoheni

Heqja e TVSH-së së ilaçeve, përveç kaosit të krijuar me çmimet nëpër farmaci, po sjell një tjetër problem, mungesa të mëdha në medikamente.

Farmacistët nuk po furnizohen më, në pritje të importeve të reja pa TVSH.

Por ndërkohë nga ana e tyre grosistët nuk po nxjerrin në treg ilaçet e importuara pas datës 1 prill, pasi duan të heqin stokun e tyre.

Çdo ilaç që shikoni në farmaci ka çmimin me TVSH dhe farmacistja pohon se nuk do ta ulë 10% pa pasur më parë një urdhëresë zyrtare se humbjet do t’u rimbursohen në fund të vitit nga tatimet.

Kjo paqartësi po shoqëron 1500 farmacitë në të gjithë vendin. Urdhri i Farmacistëve deklaron se në udhëzimin e Ministrisë së Financave nuk përcaktohet si do të veprohet me stokun pas datës 1 prill, por thuhet se deri në 31 mars ilaçet do të shiten me TVSH.

Për këtë arsye, Ministria e Financave ka dalë me një udhëzim për farmacitë, duke sqaruar procesin e rimbursimit.

“Duke filluar nga data 1 prill 2014 të gjitha barnat e importuara dhe prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t’u tregtuar (shitur) që rezultojnë gjendje në subjekte farmaceutike deri më datë 31 mars 2014, do të aplikohet TVSH zero përqind në shitje, pavarësisht nga masa e TVSH që është e shënuar në pullë.

Sipas po këtij udhëzimi, të gjithë tatimpaguesit farmaceutikë do të duhet të inventarizojnë gjendjen e stokut të tyre për barnat që mbajnë pullën e kontrollit me çmim me TVSH 10% dhe ta dorëzojnë në format elektronik ose të shkruar pranë administratave rajonale tatimore deri në datë 20 prill 2014.

Vlera e TVSH-së së mbartur nga barnat që janë stok deri më datë 31 mars 2014, do të shuhet gradualisht në proceset e kreditimit dhe debitimit të TVSH-së.

Administrata tatimore është e gatshme do të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për informacione më të qarta dhe më të detajuara për tatimpaguesit,” thuhet në njoftimin zyrtar.

…read more

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting