Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Korçë/ Foshnja vdes 5 orë pas lindjes, familjarët akuzojnë mjekët - Struga.net

Korçë/ Foshnja vdes 5 orë pas lindjes, familjarët akuzojnë mjekët

0
korce

Një foshnjë e seksit mashkull ka ndërruar jetë pesë orë pasi ka ardhur në jëtë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në maternitetin rajonal të qytetit juglindor.

Familjarët e foshnjës kanë akuzuar mjekët për neglizhencë. Ata kanë deklaruar se mjekët nuk kanë marrë masa për të ruajtur shëndetin e foshnjës para dhe pas lindjes, raporton Ora News.

Ndërkohë që drejtori i spitalit të Korçës ka sqaruar se mjekët nga ana e tyre dyshonin se foshnja kishte lindur me vrimë ne zemër. Ai tha se u morën të gjitha masat për trajtimin e foshnjës, por pa rezultat për t’i shpëtuar jetën. Gjergji Gjata ishte mjeku që dha lajmin për vdekjen e foshnjës.

Foshnja ndodhet në morgun e spitalit të Korçës dhe pritet që nesër t’i bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting