Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
LAJM I FUNDIT/ Piloti italian, një i akuzuar për mashtrim - Struga.net

LAJM I FUNDIT/ Piloti italian, një i akuzuar për mashtrim

0
varese

Piloti italian i ndaluar në Divjakë, Giorgio Riformato, 56 vjeç, është hetuar për mashtrim.

Ai u bë çështje kombëtare në vitin 2009, kur emisioni i njohur “Hienat” hetoi fillimisht për shkollën e tij të pilotimit, që në fakt ishte një mashtrim.

Më pas prokuroria ngriti akuza ndaj tij se kishte shkelur disa nene të kodit për fluturimet, madje dyshohej se nuk kishte marrë kurrë certifikatën e duhur për të operuar.

Megjithatë, ai njihej si ‘komandanti’ dhe vishte shpesh një uniformë.

Kishte ngritur edhe dy kompani të quajtura Yacht Fly Company dhe Fox Jet Airlines.

Për fluturimet e trajnimit merrte rreth 1200 euro.

Madje dy aspirantë për pilotë i kishin dhënë atij nga 20 mijë euro për t’iu bërë aksionerë në kompanitë e tij.

Por studentët e tij ishin habitur në një rast gjatë fluturimit kur kishin parë se si ai kishte bërë shumë manovrime të gabuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting