Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Ndalohet kalimi i Universitetit nga privati, drejt shtetit - Struga.net

Ndalohet kalimi i Universitetit nga privati, drejt shtetit

0
univ

Ndjekin shkollat e larta private, por diplomën në fund të studimeve synojnë ta marrin nga Universitetet publike. Kjo metode ka vite që aplikohet në arsimin e lartë dhe kryesisht në degët e mjekësisë. Çdo vit rreth 100 studentë të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë transferohen vitin e fundit të shkollës nga privati në Universitetin e Mjekësisë. Dhe kjo për dy arsye.

Studentet, siç thonë dhe vetë, eliminojnë kriteret seleksionuese gjatë pranimeve në Universitetin e Mjekësisë dhe synojnë diplomën e publikut për cilësinë dhe njohjen nga tregu i punës, raporton Vizion Plus. Kompetencën për të vendosur numrin e transferimeve nga shkollat private në ato shtetërore deri tani e ka pasur Dekani i Fakultetit.

Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, kjo procedurë nuk do të lejohet më. Profesor Myftar Barbullushi, një nga hartuesit e draftit për arsimin e lartë, tregon se reforma synon të ndalojë njëherë e mirë transferimet e studenteve nga shkollat private në ato publike dhe anasjelltas. Vetëm vitin e kaluar në Universitetin e Mjekësisë hyjnë nga shkollat private 118 studentë, gati ¼ pranimeve që aplikohet për degët e mjekësisë. Deri tani nuk është regjistruar asnjë kërkesë për të lënë Universitetin publik të Mjekësisë dhe për t’i transferuar studimet në privat.

Ndërkohë, Komisioni i Arsimit të Lartë do të ndalojë edhe studentet që ndjekin dy Universitete, dy shkolla masteri apo studime doktorate në të njëjtën kohë. Ata do të kenë mundësi të ndjekin vetëm njërën prej tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting