Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Ndalohet për vjedhje punonjësi i SHISh, djali i ish keshilltarit te Nishanit - Struga.net

Ndalohet për vjedhje punonjësi i SHISh, djali i ish keshilltarit te Nishanit

0
orges

Policia ka futur në pranga Orges Enver Memishaj, punonjoës i SHISH dhe djal i ish këshilltarit të Bujar Nishanit kur ka qenë Ministër i Brendëshëm. Skuadra Shqiponja në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr.1 ndaloi më datë 11 Maj 2014 ora 08.00 shtetasin Orges Enver Memishaj 22 vjec, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane me kombësi e shtetësi shqiptare me arsim të larte, me gjendje gjyqësore i dënuar për veprën penale vjedhje mebvendimin penal nr.1213 te vitit 2010, me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Së bashku me të u arrestua dhe Altin Lleshi.

Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të kryer më datë 9 Maj 2014 në bulevardin “Zhan D`Ark rreth orës 22.45.

Këta shtetas dyshohet se janë bashkëautorë edhe të vjedhjeve të tjera të kryera në vende të ndryshme të kryeqytetit.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motor i prodhimit kinez, me targa AD752 në pronësi të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe leja e qarkullimit. Motorr me të cilin këta shtetas kryenin vjedhjet.

Mjeti i krimit në momentin që është sekuestruar ka qënë pa targa të dukshme të cilat ju gjetën të fshehura në brendësi të mjetit motorik.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor për vepra penale të tjera për të cilat këta shtetas janë ndaluar, ndërkohë që materiali ju referua Prokurorisë së Rrethit Giyqësor Tiranë.

Memishaj rezulton të jetë ndaluar dhe një herë në vitin 2010 nga policia dhe eshte denuar per vjedhje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting