Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Policia “mësyn” në Rinas për të verifikuar lëvizjet e avionit që ra në Divjakë - Struga.net

Policia “mësyn” në Rinas për të verifikuar lëvizjet e avionit që ra në Divjakë

0
avioni

Policia zbarkon në Rinas dhe Drejtorinë e Albcontrol, për të sekuestruar gjithë dokumentacionin e hyrje-daljes së avionit me pilot italian, që ra pasdite dhe u dëmtua në bregdetin e Divjakës.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të shtunës, grupi hetimor bllokoi të gjithë protokollin e lëvizjeve ajrore.

Gjithashtu pjesë e hetimit është bërë edhe komunikimi mes Kullës së drejtimit në aeroportin “Nënë Tereza”, kullës së Korfuzit dhe asaj në Pescara, ku ishte destinacioni final i udhëtimit të pilotit Italian.

I gjithë ky hetim pritet të hedhë dritë mbi mundësitë e pasjes së dijenive, nga persona të caktuar për lëvizjet e Giorgio Riformato, shtetasit Italian që dyshohet se është i implikuar në trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting