Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
FOTOT/ “Ti je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri yt” - Struga.net

FOTOT/ “Ti je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri yt”

0
1

Quhen ‘ballot e dëlirësisë’ dhe po përhapen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani zhvillohen në 48 nga 50 shtete.

Në këto ballo, vajza zotohet se do mbetet ‘e pastër’ deri ditën e martesës, duke u ‘martuar’ në mënyrë simbolike me Zotin dhe duke premtuar përpara babait të saj se ajo do jetë e virgjër deri në këtë ditë.

Këto ballo gjigande u ngjajnë ceremonive të martesave.

Të gjithë vajzat, kryesisht rreth 12 vjeç, mbajnë të veshur fustane të gjata të bardhë dhe kërcejnë me baballarët, duke u premtuar atyre se do e ruajnë virgjërinë.

Gjatë ceremonisë, baballarët u japin vajzave ato që quhen ‘unazat e dëlirësisë’, që simbolizojnë angazhimin e tyre për virgjëri.

Në një nga këto ballo, nga më të mëdhatë në SHBA, 60 baballarë angazhohen për të mbrojtur zgjedhjen e vajzës së tyre për dëlirësi.

Ata nënshkruajnë një kontratë, në të cilën angazhohen përpara Zotit për të mbrojtur virgjërinë e vajzave të tyre.

Një dokumentar televiziv sjell detaje nga këto ceremoni.

Në një prej tyre, Ron, themelues prej 16 vitesh i kësaj ballo, i jep unazën vajzës së tij.

“Kjo është për të të kujtuar se të ruash dëlirësinë tënde si një gjë të rëndësishme. Mbaje në unazë që ta kuptosh se tani e tutje je martuar me Zotin dhe babai është i dashuri yt”.

3

4

5

6

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting