Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
VIDEO/ “Mos hajdeni në Itali, këtu do vdisni për bukë” - Struga.net

VIDEO/ “Mos hajdeni në Itali, këtu do vdisni për bukë”

0
video

“Të dashur bashkëatdhetarë, mos hajdeni në Itali, këtu do vdisni për bukë”, thotë Jose nga Angola, duke parë direkt në kamera.

“Ky vend është në krizë serioze, që prek emigrantët gjithashtu,” thotë Roshan nga Sri Lanka.

“Të jesh emigrant i paligjshëm në Itali do të thotë të përballesh me uri dhe dëshpërim,” shton Niemel nga Pakistani.

Sipas BBC, video është publikuar online dhe ka nxitur shumë debat.

Video është prodhuar si pjesë e një fushate për zgjedhjet europiane nga një kandidat i krahut të djathtë, i partisë anti- emigracion “Lega Nord”.

Angelo Ciocca, kandidati, i tha BBC-së se emigrantët kanë marrë me dëshirë pjesë në video, por ai i ka shkruar vetë mesazhet.

Ai synon që videoja të përhapet sa më shpejt për të paralajmëruar emigrantët në vendet e origjinës për të mos ardhur në Itali.

Ai shton se video i shërben edhe një tjetër qëllimi, që të fitojë sa më shumë mbështetës mes votuesve italianë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting