Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Seanca në Kuvend, BDI përkrah Ivanovin – FOTO - Struga.net

Seanca në Kuvend, BDI përkrah Ivanovin – FOTO

0
0a

Në Kuvendin e Maqedonisë mbahet seanca konstituive me deputetët e porsazgjedhur. Në seancë mbetën vendet boshe të deputetëve të partisë opozitare maqedonase LSDM. Mungon dhe lideri i RDK-së Rufi Osmani i cili ktheu mandatin për deputet. Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi me vonesë arriti në seancë.

Gjithsej në seancë kanë qenë prezent 85 deputet nga 88 që kanë marrë mandatet në KSHZ. Në seancë ishte prezent edhe presidenti i posazgjedhur Gjorgje Ivanov, i cili gjatë gjithë fushatës ishte jolegjitim për partinë e Ali Ahmetit, transmeton Portalb.

Për Ivanovin me një JO të madhe BDI trumbetonte në secilin tubim! Për këtë shkak u shpallën edhe zgjedhjet parlamentare dhe u bojkotuan ato presidenciale nga BDI. Ahmeti thoshte se për BDI-në, assesi nuk është i pranueshëm as Gjorgje Ivanovi, sepse nuk përfshinte edhe vullnetin e shqiptarëve. Më pas nëpërmjet konferencave nga kjo parti, bënin me dije se nuk do ta pranojnë si legjitim Ivanovin.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj Ahmeti dhe deputetët e BDI-së sot qëndruan krah për krah në seancën e kuvendit me presidentin e posazgjedhur, Gjorjge Ivanov! Paraprakisht, VMRO dhe BDI dolën me kumtesë të përbashkët për të treguar se ranë dakord për qeverinë e re.

0c

0d

0e

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting