Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Sela: Thaçi të ja jap 7 deputetët BDI-së - Struga.net

Sela: Thaçi të ja jap 7 deputetët BDI-së

0
ZIADIN-SELA

Ziadin Sela kryetari i Komunës së Strugës, ka komentuar për Drini.mk insistimin e liderit të PDSH-së, që partia që ai drejton të bëhet pjesë e qeverisë së re dhe informacionet se PDSH do të mund të përkrahte qeverinë e re edhe nëse nuk bëhej pjesë e saj.

Kryetari i Komunës së Strugës, ka përsëritur për Drini.mk qëndrimin se nëse brenda 100 ditëve të para të qeverisë, arrihet krijimi i parlamentit dydhomës, ndarja proporcionale e buxhetit, përfaqësimi i drejt dhe adekuat, atëherë PDSH -së i lejohet të hyjë në qeveri.

Nëse është i përgjegjshëm në të vërtetë dhe nëse ia do të mirën këtij kombi, le të dalë dhe le t’ia lëshojë 7 mandatet e PDSH-së BDIsë , me kushtin që në një afat prej 6 muajsh, së paku gjuha shqipe të bëhet zyrtare në të gjithë vendin, Kështu është përgjigjur për Drini.mk , Ziadin Sela, pas akuzave që në drejtim të tij ka lëshuar Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, në koktejin e sotëm me aktivistë të kësaj partie në Strugë.

Sela ka shtuar se Thaçi në këtë mënyrë do të mund t’u dëshmonte shqiptarëve se BDI në fund të fundit, për kot i kërkon ata 20 mandate.

“ BDI ka 19 mandate, le t’ua ja japë Thaçi edhe 7 dhe t’u thotë ja ku i keni të gjithë mandatet e shqiptarëve, ndaj bëni diçka për ata. Le ta bëjë këtë me kushtin që të realizohen kërkesat e shqiptarëve, të parapara në platformën politike të PDSH-së të miratuar në vitin 2009, që përfshin krijimin e parlamentit dy dhomësh dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e vendit.”, tha Sela për Drini.mk

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë akuzat dhe fyerjet personale në adresë të tij, sepse politika nuk ka të bëjë me çështjet personale, por me proceset. /Drini

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting