Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Universiteti i Tetovës e filloi procedurën për zgjedhjen e Rektorit - Struga.net

Universiteti i Tetovës e filloi procedurën për zgjedhjen e Rektorit

0

Këshilli i Rektoratit i Universitetit të Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj 2017, solli vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës. Po ashtu, sot, më 19 maj 2017, Senati i Universitetit, me propozim të Këshillit të Rektoratit, i miratoi kriteret për propozimin dhe zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës.

Gjatë procedurës për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës, përkrah dispozitave ligjore dhe statutare, me të cilat është e rregulluar kjo materie, theks i veçantë do t’u vihet këtyre kritereve:

  • Angazhimet e secilit kandidat për zhvillimin autonom, modern dhe efikas të Universitetit, i cili ua garanton lirinë intelektuale anëtarëve të bashkësisë akademike dhe natyrën krijuese të procesit arsimor dhe hulumtimeve, të themeluara në bazë të traditave të universiteteve vendase dhe të huaja me renome, si dhe sfidat e reja dhe standardet bashkëkohore teknologjike me qëllim të prodhimit të kuadrove të reja, të cilat do të jenë të përshtatshme për inkuadrim në sistemin bashkëkohor ekonomiko – shoqëror;
  • Përpjekjet për krijimin e Universitetit, i cili do të krijojë, do t’i mbrojë dhe do t’i bartë njohuritë për sigurimin e mirëqenies shoqërore dhe ekonomike si dhe përparimin e shoqërisë, përgatitjen e studentëve në profesionet e ndryshme për të cilat është i nevojshëm zbatimi i arritjeve shkencore dhe njohurive profesionale, llojllojshmëria kulturore dhe gjuhësore, nxitja e zhvillimit teknologjik, zhvillimi i arteve, kulturës dhe sportit;
  • Angazhimi për integrimin e funksioneve të njësive organizative të Universitetit si integrim funksional dhe me organet e veta ta sigurojë veprimin e tyre të harmonizuar përmes zhvillimit të vetëm strategjik, sjelljen e standardeve, normave dhe rregullave për organizimin dhe kryerjen e veprimtarisë së arsimit të lartë dhe kërkimore – shkencore;
  • Vendosja e lidhjeve kohezive mes veprimtarisë edukative – arsimore dhe asaj kërkimore-shkencore, me qëllim të krijimit të një tërësie funksionale të integruar;
  • Angazhimet në aspektin zhvillimor dhe strategjik të Universitetit dhe arsimit të lartë;
  • Angazhimet për afirmimin e shkencës, kulturës, sportit, veprimtarisë letrare dhe artistike në RM dhe më gjerë;
  • Angazhimet për zhvillimin e parimeve demokratike, vlerat e jetës produktive, humane dhe shoqërore, mirëqenien ekonomike, përparimin e individit dhe bashkësisë akademike në tërësi;
  • Realizimi i veprimtarisë së arsimit të lartë në Universitet në mënyrë efektive dhe kualitative, me përkushtim në zbatimin e parimeve të menaxhmentit bashkëkohor në arsimin e lartë;
  • Ndërtimi dhe zhvillimi i Universitetit si institucion shoqëror, përgjegjës për arsimin e lartë me mundësi të barabarta për çdo individ, sigurimi i barazisë dhe drejtësisë për të gjithë pjesëmarrësit, pa dallim të gjinisë, racës, religjionit, përkatësisë etnike, gjuhës, statusit social, pamjes fizike, gjendjes shëndetësore, invaliditetit etj;
  • Angazhimet për ndërtimin e standardeve të larta për integritet personal, etikë profesionale në profesionalizëm dhe kujdesin për mbrojtjen e veprimtarisë së Universitetit, e cila është me interes publik, përmes ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit të këtij institucioni të arsimit të lartë;
  • Sjellje e përgjegjshme kundrejt rolit të fituar në familjen universitare, me qëllim të krijimit të kualitetit dhe dijes, si masa të vetme matëse për funksionimin, zhvillimin dhe përparimin e veprimtarisë mësimore dhe shkencore;
  • Përvoja në menaxhimin me institucione të arsimit të lartë si dhe njohja e veprimtarisë së arsimit të lartë dhe asaj kërkimore – shkencore, me qëllim që të realizohet udhëheqje efikase, kualitative dhe efektive e Universitetit.

Kriteret për propozim dhe zgjedhje të Rektorit të Universitetit të Tetovës vlejnë si për kandidatët që janë nga radhët e të punësuarve, ashtu edhe për kandidatët që nuk janë nga radhët e të punësuarve në Universitet.

Kryerja e detyrës Rektor është e papajtueshme me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër shtetëror ose funksioni tjetër në parti politike.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting