Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Asnjë përgjigje për “Dy pyetje për 2939 vende pune”. Historia ime…. - Struga.net

Asnjë përgjigje për “Dy pyetje për 2939 vende pune”. Historia ime….

0
rradhe te gjata

Nga Boston Alba Meyer, Lexova me interes shkrimin tuaj në përgjigje të pyetjeve që kisha ngritur në lidhje me funksionimin e zyrave të punësimit në shkrimin tim “Dy pyetje për 2939 vende pune”. E rilexova përsëri për ti gjetur në fakt përgjigjet dhe po u sqaroj më poshtë pse nuk munda ti gjeja.

Përsa i takon numrave, megithëse nuk ishin fokus i shkrimit sikundër kisha pohuar , besoj se keni të drejtë që shumat përputhen me pretendimet, sikundër u besoj po njësoj dhe rezultateve të mia të kërkimit. Unë kam akoma të ruajtuara screenshots dhe numrat që raportova dhe mund tua vë në dispozicion nëse u nevojiten.

U falenderoj më tej për sqarimet politike që më jepni. Ju siguroj gjithashtu se për shkak të shkollimit tim universitar dhe pasuniversitar kam njohuri të konsoliduara në fushën e kapitalizmit laissez-faire dhe realiteteve politiko-ekonomike sot në botë. Nuk e kuptova ne fakt pohimin tuaj se “E bukura e demokracisë është që në sytë e popullit mbreti është gjithmonë i zhveshur” por nuk me ngelet merak.

Lexova me shumë interes gjithashtu preferencat tuaja personale në lidhje me ‘stabilitetin e pranisë së shtetit’, tregun e lirë dhe kapitalizmin libertarian. Gjithmonë me interes shkëmbimi i ideve!

Por nëse rilexoni artikullin tim do shihni që unë ndryshe nga ju në fakt nuk mora përsipër të mbroja apo flakja modele. Nuk ish e nevojshme–sikundër kisha pohuar –diskutimi dhe cështjet që unë ngrija nuk bazoheshin në krahasim modelesh por në analizimin e fakteve dhe eksperiencave shqiptare dhe reflektimin mbi pasojat e tyre.

Për të kaluar së fundmi në thelbin real të artikullit tim:

Dhe te vetmet argumentet tuaj:

Së pari, ju pohoni se kontigjenti që ju punoni janë të papunët që nuk kanë akses në internet. Për fat të keq është e vërtete se jo të gjithë kanë mundësi të përdorin internet. Por nëse do happy wheels i hidhni një sy faqes së facebook-ut të ministrit Veliaj do shihni se pjesa më e madhe e rasteve të raportuara të suksesit janë studente të diplomuar, në disa raste në universitete jashtë Shqipërise. Per ta e keni fjalen Z. Kojdheli? Zor të besohet ne fakt se keta jane personat që nuk kanë mundësi të përdorin internet apo nuk kane laptop!

Së dyti, përvec pamundësisë së gjithkujt për të përdorur internet, argument tjetër i juaji është se zyrat private ‘ofrojnë shërbime ndërmjetësimi për pozicione të nivelit shumë të lartë (proces i ashtuquajtur ‘head-hunting’)’ ndryshe nga ju qe afishoni dhe mundësi me paga të ulta. Ju lutem hidhini një sy vetëm gazetës Celësi të ditës së sotme! Ka aktualisht të botuara njoftime për arkëtarë, kamariere, shitëse buke, sistemuese, punonjës fast-food-i e kështu me rradhë. Nuk besoj se e keni fjalën për këto pozicione kur flisni për nivele te larta. Madje në fakt asnjë nga këto njoftime nuk do shërbime ndermjetesimi! Pyetja ime ngelet e njëjtë: Cfare nevoje praktike përmbushni ju si ndermjetesues ne tregun privat te punes atëherë?

Kaq. Ju nuk më kishit dhënë përgjigje të tjera për të diskutuar. Sulmet personale ishin te dobeta dhe nuk kam ne plan tu pergjigjem. Dhe me kaq sa më thatë, sikur të ulesha të shkruaja tani, nuk do i hiqja asnjë presje shkrimit të parë. Përgjigjet ne fakt as nuk ishin qëllimi im! Më shumë se përgjigje, unë doja të inicioja reflektim dhe perspektive ndryshe mbi cështjet që ngrija. Reflektimi i bazuar në fakte dhe argumente përfshirë shqyrtimin e këndeve ndryshe është shprehje e përgjegjshmërisë, seriozitetit dhe profesionalizmit të institucionit, ndryshe nga ky baruti i lagur i replikave të nxituara që s’ka shanse të shkrepë.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe progres në të mirë të vendit,

Sinqerisht

Alba Meyer

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting