Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Jeta jashtë vendit - Struga.net

Jeta jashtë vendit

0

Nga Elton Ndreka*

Në një artikull dedikuar “Displaced Person”, Adriano Sofri pati shkruar për çështjen e lëvizjeve migruese dhe refugjatëve. Nisur prej mendimit foucaultian dhe prej përshkrimit kontekstual që i bëhet përdorimit të termit “displaced person”, Sofri nxjerr disa pika kuptimore, apo shtrirje potenciale të njeriut si “i zhvendosur”. Së pari, termi përdorej që pas Luftës së Dytë Botërore prej organizatave ndërkombëtare në formën e shkurtër DP për të etiketuar ata njerëz të cilët kanë ikur prej vendit të tyre të origjinës; domethënë, refugjatëve dhe emigrantëve tashmë pa një atdhe apo ndonjë lloj identiteti. Së dyti, “displaced person” përmban, veç faktit të zhvendosjes fizike të trupit të njeriut, edhe atë të zhvendosjes konceptuale dhe psikologjike, sepse ndodhet në një vend që nuk i përket botëkuptimit të vendit të origjinës. Së fundi, termi përshkruan njeriun i cili nuk ka ndërruar thjesht vendin për t’u vendosur në një vend tjetër, por në fakt është gjithnjë në një gjendje lëvizshmërie (tranzitore) për shkak se i mungon themeli juridik.

Është interesante të kuptohet se si luan Sofri me mbiemrin “i zhvendosur”. Në fakt edhe gjuha shqipe e përmban një tillë kuptueshmëri. Pra, kur themi “i ikur”, “i lëvizur” apo “i luajtur”, ta zëmë nga mendja, është përdorur në shqip si demonstrim për të çmendurit. Jo rrallë, në vend se të themi për dikë që është i çmendur, shprehemi se “ka ikur”, duke e demonstruar me lëvizjen e dorës pranë kokës, apo siç shprehet Sofri, kur dikujt i themi “mbaj vendin tënd”, në kuptim mos shko përtej asaj që të takon, apo mos i kalo kufijtë e racionales. Ndryshe, kur themi “gjithçka është në vend”, kupton se gjërat janë siç duhet të jenë. Kjo lojë fjalësh, jo pa një bazë teorike, nuk është iluzion spekulativ, por vepër e mendimtarëve të cilët ndërlidhin kushtet juridike të “të zhvendosurve” me etiketën emëruese të tyre dhe teorizimet biopolitike për njeriun i cili është normal ose jo. I zhvendosur është njeriu që ka humbur vendin e vet. Sipas Sofrit, njeriu jashtë vendit është si peshku pa ujë, apo siç mund të përshtatej në shqip “guri i rëndë në vend të vet”. Kush jeton në udhëtim (tranzicion) ka diçka që nuk shkon.

Në vazhdën e një shkrimi të bërë nga unë në MAPO, para ca kohësh, u evidentuan dy terma kryesorë që përshkruajnë Shqipërinë dhe shqiptarët në të paktën 25 vitet e fundit. Emigrimi dhe të qenit ende në tranzicion nuk është ndonjë evidentim i imi, por kryefjala e problemit ende të pazgjidhur të cilit intelektualë të ndryshëm i janë referuar. Përgjithësisht, përgjigjja për këto zhvendosje të pareshtura të shqiptarëve janë gjetur tek institucionet e pakonsoliduara demokratike dhe vështirësitë ekonomike në vend. Pra, Shqipëria është në tranzicion sepse institucioni demokratik ende nuk është konsoliduar dhe shqiptarët ikin nga Shqipëria sepse vendi ka burime të pakta ekonomike. Me fjalë të tjera, kalimi nga sistemi komunist në atë demokratik, kërkon një kohë të zgjatur që të ndryshohet regjimi i shtetit dhe për pasojë shqiptarët jetojnë skizmën e dy formave të ndryshme të qeverisjes dhe sjelljes njerëzore. Kjo kohë kalimi, të cilën e kemi quajtur tranzicion, është mungesa e një vendi juridik dhe psikik. Pra, të qenit mes institucioneve demokratike dhe mendësisë komuniste e shndërron këtë popull në një masë pa tokë dhe një shoqëri pa kode morale.

Ikjet e para, pas rënies së komunizmit, përjetimi i një krize të madhe ekonomike, shërbeu si argument për ta legjitimuar ikjen. Deri më sot, emigrimi në masë i shqiptarëve, na është paraqitur gjithnjë si çështje ekonomike. Kjo për faktin se hapësira jonë gjeografike është e rrethuar prej shteteve dhe popullsive ekonomikisht më mirë së ne. Krahasim ky që bën të mundur anashkalimin e analizës politike dhe shtetformuese. Në këtë kuptim, ikjet apo zhvendosjet prej territorit shqiptar janë ikje prej juridiksionit apo të drejtës së shqiptarëve, por edhe një lloj zhvendosjeje prej mendësisë, për të mos thënë prej “normalitetit psikik” të shqiptarëve që nuk përputhet me psikikën perëndimore.

Le të merremi pak me kushtet juridike të shtetit shqiptar. Në fakt, për aq sa i përket formatit juridik të shtetit shqiptar, vështirë të gjejë ndokush ndonjë parim kushtetues i cili nuk përputhet me atë të shteteve perëndimore. Si duket, është pikërisht kjo “marrja e ligjeve më të mira nga perëndimi”, që ka bërë të gjendet një justifikim si varfëria për të shpjeguar emigrimin në masë. Nga ana tjetër, është dhe një mendim që shprehet për moszbatimin e këtyre ligjeve, çfarë shfaq problemi në llojin e një mospërputhjeje mes përmbajtjes konceptuale të pushtetit vendës dhe formës institucionale të shtetit shqiptar. Pohimi i fundit shpjegohet si procesi i tranzicionit; pra, procesi i lëvizjes ndërmjet përmbajtjes dhe formës, por pa qenë i vendosur të asnjëra. Në këtë kuptim, prodhohen anomali edhe si ajo e “Çadrës së Lirisë” edhe si ajo e “ambasadorëve të korruptuar” apo e ambasadorëve të ardhur prej shteteve me traditë demokratike qindravjeçare që pasi vriten katër njerëz në sheshin e protestës shprehen për urdhëruesin e vrasjes se “është burrë shteti” apo se “është një yll në ngritje”.

Zhvendosja fizike, juridike dhe mendore janë tregues të situatës shqiptare. Së pari, sepse zhvendosja e tillë, siç e përshkruan Sofri, është zhvendosje prej vendosjes, apo ikje prej vetes. Të qenit i çarë mes kuadrit ligjor dhe përmbajtjes shpirtërore dhe kulturore të vendësve, krijon hapësirën e tranzicionit apo lëvizshmërisë e cila prodhon drejtësi relative. Ikja drejt këtij kuadri ligjor, në formën e kornizës nëpër të cilën kalon një popull në demokraci, është e tipit mekanicist dhe nuk e merr parasysh aktivizimin e vullnetit të vendësve, apo edhe kur kjo merret parasysh deformon mendjen e cila shfaq simptoma psikopatie. Marrja parasysh e këtij vullneti vendës bëhet e mundur veç nëpërmjet përjashtimeve, si për shembull: “e drejta e vetëvendosjes është kushti paraprak i të qenit shtet demokratik, çdo popull ka të drejtë të vetëvendoset, por ne shqiptarët nuk mundemi sepse perëndimi i ka larë hesapet me ndryshimet e kufijve”. Pra, ne duhet të jetojmë në padrejtësi dhe na duhet të ndërtojmë shtet të së drejtës, në këtë thirrje nuk mund të jemi tjetër

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting