Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Ligji 7501 i tokes dhe gjykata e strasburgut - Struga.net

Ligji 7501 i tokes dhe gjykata e strasburgut

0
10303459_471321346332183_51194409107111359_n

Mr.sc Besim DERVISHI

Ditet e fundit eshte rihapur diskutimi rreth ligjit famkeq Nr 7501 date 19.07 1991 PER TOKEN, por kete radhe hija e ketij ligji (i cili ka 24 vjet qe i ndjek shqiptaret) eshte rikthyer frikshem. Kjo per arsye se Gjykata Evropiane e Strasburgut i ka dhene te drejte disa ish pronarve te cilet pasi kane kaluar instancat e gjyqesorit shqiptare brenda nje afati 6 mujoresh kane goditur me Ankese vendimet e drejtesise shqiptare. Gjykata e Strasburgut i ka hedhur ne tavolin Qeverise shqipetare nje fatur te kripur prej 8 milion Euro. Kjo fatur duhet te shlyhet brenda nje afati 3 mujesh. Situata e shkaktuar, ka vene ne nje pozite te ngushte Qeverin socialiste te Edi Rames e cila duhet te perballet me pasojat e ligjit famkeq 7501, i projektuar, miratuar dhe zbatuar nga qeverite e kaluara. Pak Histori rreth ligjit te lartpermendur.
Ky ligj u miratua nga Parlamenti i dale nga zgjedhjet e mbajtura me 31 Mars 1991 ku shumicen e mori PPSH.
PPSH(PS) kishte 2/3 e vendeve ne Parlament.
PD kishte rrethe 1/3 e vendeve ne Parlament.
Kurse organizata e minoritetit me emrin OMONIA Kishte 5 deputet.
Kryetar Kuvendi Kastriot Islami, N/Kryetar Aleksander Meksi.
Diskutimet per kete ligj kane nisur me daten 11-19 korrike, kohe ne te cilen jane bere 350 diskutime.
Ne kete periudh vendi drejtohej nga Qeveria e Stabilitetit me Kryeminister YLLI BUFIN.
Ky ligj eshte shpallur me dekretin nr.909, datë 16.8.1994 të ish- Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Po perse ky ligj eshte cilsuar me epitetet ligj antiligjore, antikushtetues, antievropian, antikombetar, antinjerezor, antibujqesor dhe tani se fundi antiekonomik?
Ne nje artillu Dossier me bashkautore Ylli Pata@ Bledar Hoti botuar ne gazeten “Shqip” me 17 Prill 2014 midis te tjerave nga kqyrja e dokumentacionit te seances plenare vihen re shkelje te medha ku 27 nenet e ligjit 7501 nuk jane miratuar ashtu si percakton procedura e rregullore se Kuvendit Popullore, pra miratimin e ligjit fillimishte ne parime pastaj nene per nene. Ky ligj eshte i vetmi ligj i cili ne proceverbalin e miratimit te tije nuk ceket fare numri votave pro tije, kunder tije dhe deputeteve te cilet kane apsenuar. (Shih Dossier Ylli Pata@Bledar Hoti, gazeta Shqip, 17 Prille 2014). Mjafton vetem ky fakt i cili e ben e kete ligj antiligjore.
Ky ligj eshte antikushtetues sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten e RSH. Sipas Porf. Dr. Ismet Elezit. Ligji nr.7501/91 eshte nje ligj antikushtetues dhe antidemokratik sepse nuk është në pajtim me nenin 41 të Kushtetutës (1998) ku thuhet se:
1.”E drejta e pronës private është e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me cdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.
3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike.
4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.(Shih Prof. Isme Elezi “LIGJI 7501 I VITIT 1991 PËR TOKËN – LIGJI ANTINJERËZOR, LIGJI ANTIDEMOKRATIK, LIGJI ANTIKUSHTETUES, LIGJI BURIM KONFLIKTESH SOCIALE)
Ligji 7501 eshte nje ligje antievropian sepse Nenin 8 i tije thote se:
“…Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit…”
Pikerishte Neni 8 i ligjit 7501 dt. 19 Korrike 1991 eshte ne kundershtim me Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut (1950) dhe egzaktsishte me
Protokoll Nr. 1 te Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore i miratuar 2 vjet me vone ne Paris, 20 Mars.1952 i cili thote se:
Mbrojtja e pronës
“…Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij.
Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit
publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme
të së drejtës ndërkombëtare…” Eshte ky nene te cilit i referohet dhe Gjykata e Strasburgut dhe qe e bene ligjin 7501 nje ligj antievropian. Nderkohe nuk duhet harruar neni 122 pika 2 i Kushtetutes se RSH ku thuhet se:
“… Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të…” Pra Konventa Evropiane ka epersi mbi ligjin 7501 por edhe mbi Kushtetuten e RSH-se.
Ky ligj eshte antinjerezor sepse ka rezultuar fatal per mijra familje shqiptare, duke rigjeneruar konfliket social- ekonomike. Sipas statistikave te publikuar nga disa OJQ ne fillim te vitit 2014, per 23 vjet si rezultate i konflikteve rreth tokes bujqesore, jane kryer 7000 vepra penale me pasoje vrasjet apo plagosjet e renda. Referuar kesaj statistike te frikshme rezulton se 15 000 familje shqiptare jane te perfshira ne konflikte me ceshtje prone. Ne statistikat e OJQ-ve nuk hyjne plagosjet, rrahjet lendimet trupore, konfliktet brenda nje komuniteti te caktuar apo edhe brenda familjeve shqiptare.
Ligji 7501 eshte nje ligj antibujqesore sepse ai e ndan token ne ngastra dhe copa te vogla te rrethuar me gardhe, gje qe ben te mundur renien e prodhimtarise, braktisjen e tokes, duke e privuar fshatarin edhe nga perdorimi i mjeteve bujqesore,te cilat ndikojne ne rendiment dhe prodhimtari te ulet..
POR KOHET E FUNDIT KY LIGJ PO REZULTON EDHE SI NJE LIGJ ANTIEKONOMIK
Sipas mediave audiovizive shteti shqiptare ne nje afat kohore prej 3 muajesh duhet ti paguaje 8 milion Euro ish-pronarve te cilet kane fituar gjyqin ne Gjykaten e Strasburgut. Por kjo nuk mbarone me kaq, jane edhe shume ish- pronar te cilet po presin vendimin e gjykatave shqiptare, me te vetmin qellim qe pasi vendimi te mare formen e prere brenda 6 muajve te ankohen ne Gjykaten e Strasburgut. Perflitet se ata kerkojne ne total 500 milion Euro demshperblim.. JA PRA PERVECSE NJE LIGJ ANTIKUSHTETUES, ANTIEVROPIAN, ANTINJEREZOR (me 7000 te vrare) ,,, LIGJI 7501 I VITIT 1991 ESHTE EDHE NJE LIGJ ANTIEKONOMIK QE DO E COJE SHTETIN SHQIPTARE NE BUZE TE FALIMENTIMIT. Alarmin per kete fenomen po e japin edhe instatcat e huaja dhe njera nder to eshte dhe Fondi Monetar Nderkombetare FMN. Sipas perfaqsuesve te tije, pagesa e demshperblimeve ish- pronareve nga Qeveria e Shqiperise, do kete nje efekt shkaterrues per ekonomin shqiptare ne pergjithesi dhe perfundimishte …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting