Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Rama ik, Qeveri e drogës ik - Struga.net

Rama ik, Qeveri e drogës ik

0
Screen Shot 2014-05-11 at 2.05.01 PM

Nga Sali Berisha, Rama ik, Qeveri e droges ik, eshte thirrja qe buron sot ne mendjen dhe zemren e çdo shqiptari qe ka Shqiperine per dheun e tij me te dashur e qe do te jetoje ne kete vend ne liri, dinjitet dhe siguri.

Rama ik, Qeveri e droges ik, eshte thirrja e zemres dhe shpirtit e çdo te reje dhe te riu shqiptar qe e duan dhe i besojne Shqiperise me shume se te gjithe te tjeret dhe qe jane te vendosur ta bejne ate te bukuren e dheut, per veten dhe femijet e tyre.

Rama ik, Qeveri e droges ik, sepse sot ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter te lire, malavita, baronet e droges, kumbaret dhe ndrikullat e saj drejtojne qeverine dhe agjensite e saj. Ata kane vendosur ne dispozicion te trafikut te droges aeroportet, portet dhe rruget e vendit.

Rama ik, Qeveri e droges ik, sepse rruget, portet dhe aeroportet e vendit jane vendosur ne dispozicion te droges dhe trafikut te saj. Dje ne Divjake ra ne rere nga mbingarkesa, ne fluturimin zyrtar dhe jo klandestin te droges, avioni qe me leje shteterore u nis nga Rinasi.

Rama ik, Qeveri e droges ik, sepse ne nje hark te shkurter kohor Shqiperia per drogen, tritolin, vrasjet eshte bere nje vend me i pasigurt se sa Afganistani.

Rama ik, Qeveri e droges ik, sepse prej shkurtit te ketij viti e deri sot opozita dhe mediat e vendit jane angazhuar ne nje beteje antidroge me te gjithe potencialin e tyre. Por ata kane gjetur perballe tyre murin e droges qe trashet dhe lartesohet cdo dite. Akuzave, fakteve, denoncimeve te qytetareve, mediave, opozites Edi Rama dhe Ilir Meta, ministrat e tyre, u jane pergjigjur me tallje cinike por dhe presion e terror te papare.

Qytetare dhe qytetare, Rama ik eshte sot detyre e çdo shqiptari, e vajzave dhe djemve, nxenesve, studenteve, burrave dhe grave, qytetareve te ketij vendi, te cilet nuk pranojne qe droga dhe krimi te gllaberojne sigurine, jeten, dinjitetin, lirine dhe voten e tyre!! sb

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting