Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Tre lopata beton të paqarta ! - Struga.net

Tre lopata beton të paqarta !

0

Shkruan: VISAR HODA

Ngjarjet politike të kohëve të fundit së bashku me lojrat dhe intrigat qeveritare të të dy partive në pushtet po vijojnë këto ditë edhe me projektin e autostradës nga Kërçova në drejtim të paqartë për popullatën.

Qeveria sidomos qeveritarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së deklarojnë për ndertimin e autostrades Kërçove-Ohër dhe përfundimin e projektit të “Korridorit 8”. Edhe pse ky korridor lidh vendet e rajonit , gjegjësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë, por për fat të keq pika kufitare është Qafë Thana që domosdoshmërisht kalon në Strugë me shumicë shqiptare dhe me 0 investime qeveritare.

Mua si qytetar i thjeshtë më lind dyshimi meqë televizionet private shqiptare propagandojnë qe kjo autostradë do fillojë në Kërçovë dhe do perfundojë në Strugë ndërsa nga pala tjeter siç është qeveria dhe mediat maqedonase deklarojnë se kjo autostradë fillon në Kërçove dhe mbaron në Ohër. Së pari dilemat fillojnë që nga investimet qeveritare që do bëhen në magjistralen Ohër –Shën Naum dhe punimet do fillojnë nga fundi i vitit.Këtë projekt e shpalosi drejtori i agjensisë për rrugët shteterore Lubço Georgievski . Rrugë kjo , e cila do permbajë standarde të larta që do mundësoje lidhjen e Ohrit me Shën Naumin, gjegjësisht pikën kufitare me Shqipërine. Dyshimet shtohen akoma më shumë për lënien pas dore të rrugës me pikën kufitare Qafë Thanë që është bërë si të ishte një rrugë dytësore në një fshat të thellë malor.

Pra , me vetë inagurimin e autostradës Kërçovë-Ohër siç e përcakton qartë qeveria dhe vetë kryeministri i Maqedonisë është bërë me nje plan dhe me një strategji të veçantë për Ohrin, ndërsa Struga dhe pika kryesore siç është Qafë Thana të lihet si një vendkalim dytësor. E gjithë kjo lojë politike “kapi macja miun” me një propagandë qeveritare, askush nuk e shpreh qartë se ku perfundon ky projek? Do perfundoje në Ohër meqe qeveria do bëjë investimet e magjistrales me Shën Naumin dhe Struga do lihet si zorrë qorre , ose qeveritarët tanë nuk kanë dy lidhje se c`projekt po ndertohet? (normal nuk i fajsoj meqë gjysma jane tap me “Skopsko”) Shpresoj edhe pse nuk besoj që dikush do dalë dhe do e thotë qartë që kjo autostradë nuk është e destinuar për në Strugë dhe as për ne Qafë Thanë por për në Ohër deri në Tushemisht ose Shën Naum siç e quajnë ketë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting