Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
5 fakte befasuese që nuk i keni ditur për trupin e mashkullit/ Ata mund të prodhojnë qumësht - Struga.net

5 fakte befasuese që nuk i keni ditur për trupin e mashkullit/ Ata mund të prodhojnë qumësht

0

Trupi mashkullor përmban në vetëvete, shumë fakte surprizuese. Disa prej tyre mbeten të paditura jo vetëm nga femrat, por edhe nga vetë meshkujt. Këto 5 fakte të përgatitura më poshtë, do t’ju bëjnë ta shihni mashkullin në një tjetër këndvështrim.

1 – Ata plaken ngadalë – Po, meshkujt edhe pse nuk i intereson shumë ky fakt, ata kanë aftësinë që të plaken më ngadalë se femrat. Kolagjeni në fytyrën e tyre fillon të zbehet me hapa më të ngadalta se sa te femrat. Ka të bëjë edhe fakti që meshkujt nuk përdorin kremra apo produkte kozmetike për fytyrën e tyre.

2 – Ata kanë aftësinë të prodhojnë qumësht – Po, meshkujt kanë qelizat ashtu si edhe femrat për të prodhuar qumësht nga gjoksi. Por në rastin kur mashkulli fillon të nxjerrë vërtet qumësht, kjo quhet një lloj anomalie e cila ka nevojë për kujdes mjeksor. Kjo ndodh kur në trupin e tyre ka shumë sasi të hormonit prolaktin, i cili është përgjegjës për këtë gjendje.

3 – Rënia e flokëve është genetike – Shumë meshkuj me kalimin e moshës fillojnë të humbin flokët, dhe kjo është për ta një prej gjërave më të këqia. Por kjo është e trashëgueshme dhe përveç transplantit, nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër.

4 – Ata përjetojnë sindroma paramenstruale – Mund t’ju duket pafund e habitshme, por 26% e meshkujve në botë përjetojnë në disa periudha të caktuara, atë që quhet “sindroma paramenstruale”. Gjatë kësaj periudhe ata bëhen më të ndjeshëm, më të irrituar dhe janë gjatë gjithë kohës të uritur. Ka raste që ata kanë edhe dhimbje barku. Mos e besoni po deshët.

5 – Molla e Adamit – Ajo gunga e vogël në qafën e meshkujve, quhet “Molla e Adamit”, dhe është përgjegjëse për kordat e vokalit. Falë saj, meshkujt kanë zërin e trashë dhe kjo është arsyeja se përse femrat nuk e kanë.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting