Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Fruth–Rubeola: Të lindurit në vitet ‘80-90, vaksinimi deri më 15 tetor - Struga.net

Fruth–Rubeola: Të lindurit në vitet ‘80-90, vaksinimi deri më 15 tetor

0

Vendi ynë vazhdon të gëzojë mbulim të lartë vaksinal për periudhën e fëmijërisë dhe po përparon drejt synimeve të Planit të Veprimit Europian mbi Vaksinimin, duke synuar eliminimin e fruthit dhe rubeolës. Megjithatë, mbeten akoma individë të pavaksinuar, të cilët shërbejnë si burim infeksioni dhe shkaktues të sëmundjeve apo vdekjeve që mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar kategoritë e personave që duhet të bëjnë vaksinën kundër fruth-rubeolës. “Bëhet fjalë për vaksinën kundër Fruthit dhe Rubeolës, për kryerjen e kësaj vaksine, mjafton që individët të drejtohen pranë qendrave shëndetësore më afër vendbanimit të tyre. Ka disa arsye pse ne e rekomandojmë këtë vaksinim”, shpjegojnë specialistët e ISHP-së. Shkak është bërë situata epidemiologjike e fruthit në rajonin europian, ku po vazhdon kjo epidemi; duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë popullatën sa më shumë të mundemi. Arsyeja e rivaksinimit, përmes një udhëzimi ISHP sqaron se: “duke iu rikthyer në kohë kushteve të zinxhirit të ftohtë, kryesisht për vaksinën e Fruthit e cila kërkon ruajtje shumë të mirë dhe duke parë studimet më të fundit të seroprevalencës rezulton që ky kontingjent popullate nuk ka mbrojtje të mirë. Nga ana tjetër një skemë e plotë vaksinimi duhet të përmbajë dy doza vaksine, e në atë kohë kalendari ka qenë me një dozë të vetme. Në vitin 2000 iu është ofruar vaksinim të gjithë të lindurve në vitet 1985-1999 dhe në vitet 2001-2002 të gjitha femrave të lindura në vitet 1965-1985”. Për këtë arsye, nëse këta individë kanë mundësi të kontrollojnë statusin e tyre të vaksinimit në konsultoret ku janë ndjekur në moshë të vogël dhe gjejnë informacionin mbi vaksinimim e kryer, atëherë nuk është nevoja ta kryejnë këtë vaksinë. Po ashtu, nëse e kanë kaluar fruthin si sëmundje, nuk kanë nevojë të rivaksinohen.

ISHP

Konkretisht, sipas ISHP-së individët që duhet të përfshihen në këtë fushatë janë ata të lindur në periudhën e viteve 1980-1990 duke përjashtuar këtu ata që e kanë kaluar fruthin dhe ata që janë vaksinuar me vaksinën Fruth-Rubeolë; fëmijët 1-15 vjeç (datëlindjet 1 Nëntor 1985 – 1 Nëntor 1999). Kjo fushatë ka filluar 1 Nëntor 2000, femrat e moshës riprodhuese (datëlindjet 1965-1985). Kjo fushatë ka filluar në Tetor 2001 dhe ka vazhduar deri në 2002. Po kështu duhet të evidentohen të gjithë personat ende të pavaksinuar me dozën bazale apo dozën e dytë të Fruth-Rubeolës të regjistruar në regjistrat themeltarë dhe që janë aktualisht banues, në çdo qendër shëndetësore. Për personat që nuk kanë të dokumentuar një dozë të dytë vaksinimi sipas fushatave apo që paraqiten në qendër shëndetësore të ndryshme nga ajo ku janë të regjistruar, t’iu ofrohet vaksinim në rast se janë të interesuar. Në ditën e caktuar, nga qendra shëndetësore, të mbahen në gatishmëri të gjitha pikat vaksinale të përcaktuara nga DRSH/DSHP-të për vaksinim dhe të hapet flakoni i vaksinës për të vaksinuar qoftë dhe një person të vetëm. Dokumentimi i vaksinimit duhet bërë duke bashkangjitur në regjistrin themeltar një fletë të veçantë, ku regjistrohen “Emër, Mbiemër, Datëlindja dhe Data e vaksinimit”.

Vaksinimi

Në lidhje me procesin e vaksinimit duhet që vaksina e Fruth-Rubeolës është e liofilizuar dhe përmban 10 doza x 0.5cc. Vaksina duhet të ruhet në temperaturat +2 +80C, por mund të ruhet dhe në ngrirje, pasi ngrirja nuk e dëmton atë. Holluesit ruhen në temperaturën e dhomës por një ditë para aplikimit, ato duhet të futen bashkë me vaksinën në temperaturat +2 +80C, pasi vaksina dhe holluesi duhet të kenë të njëjtën temperaturë përpara bashkimit të tyre. Hollimi i vaksinës duhet të kryhet me të gjithë sasinë e holluesit përkatës (pak më shumë se 5 ml). Duke qenë vaksinë me virus të gjallë e të dobësuar pas hollimit vaksina ruhet në temperaturat +2 +80C për 6 orë, e më pas nuk përdoret më, pasi nuk ka konservant.

Pse duhet kryer vaksina?

Vendi ynë vazhdon të gëzojë mbulim të lartë vaksinal për periudhën e fëmijërisë dhe po përparon drejt synimeve të Planit të Veprimit Europian mbi Vaksinimin, duke synuar eliminimin e fruthit dhe rubeolës. Megjithatë, mbeten akoma individë të pavaksinuar, të cilët shërbejnë si burim infeksioni dhe shkaktues të sëmundjeve apo vdekjeve, të cilat mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit.

Shumë adoleshentë dhe individë të rritur që kanë rrezik për t’u sëmurur, nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin e tyre, si dhe për vaksinat që ata kanë nevojë për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme.

Kjo fushatë thekson rëndësinë e vaksinimit dhe promovimit të saj gjatë gjithë fazave të jetës së individit, si një mënyrë e sigurt për të parandaluar sëmundjet e transmetueshme dhe për të arritur objektivat e Planit të Veprimit Europian mbi Vaksinimin.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting