Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Marrja e frymës te të sëmurët me zemër, shkaqet dhe si trajtohet - Struga.net

Marrja e frymës te të sëmurët me zemër, shkaqet dhe si trajtohet

0

Kardiologia Teferiçi këshillon që të sëmurët kardiakë të bëjnë kontrolle të vazhdueshme, qoftë për mbajtjen nën kontroll të tensionit, teksa apelon që të tregojnë kujdes maksimal gjatë virozave të stinës sepse viruset dëmtojnë zemrën duke shkaktuar rrezik për probleme të vazhdueshme, nga shfaqja e problemeve të lehta e deri te situata fatale për jetën

Marrja e frymës është një ndër ankesat kryesore te pacientët që janë të diagnostikuar me sëmundje kardiake, por ka edhe raste që personi nuk e di që të jetë i sëmurë me zemër dhe marrja e frymës është një nga shenjat e para që e bën këtë person të drejtohet te mjeku, nga ku zbulon sëmundje kardiake të cilat kanë çuar në shfaqjen e marrjes së frymës. Zakonisht marrja e frymës që ka shkak zemrën fillon natën, në pozicion shtrirë, madje mund t’ju zgjojë edhe nga gjumi me një “uri” të tmerrshme për oksigjen, ajër. Në një intervistë për gazetën MAPO, doktoreshë Daniela Teferiçi, D. Sh. M., Kardiologe pranë Shërbimit të Kardiologjisë, Klinika II, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sqaron se kjo është një shenjë paralajmëruese për një problem shëndetësor, i cili kërkon ndihmë mjekësore urgjente. “Është një situatë emergjente e cila trajtohet me oksigjeno terapi, dhe diuretike ( lasix) intravenoz. Ndërkohë mjekohet edhe shkaku, i cili ka çuar në shfaqjen apo përkeqësimin e insuficiencës kardiake. Sepse insuficienca kardiake është një patologji që ka acarimet dhe qetësit e veta. Sadopak prishet ky ekuilibër atëherë ndodh çekuilibri i situatës, që shfaqet me këtë gjendje urgjence. Për këtë është e rëndësishme që menjëherë sapo del nga situata emergjente atëherë synohet mjekimi i shkakut”-shpjegon mjekia kardiologë Teferiçi.

Cilat janë shkaqet e marrjes së frymës që kanë lidhje me zemrën?

Marrja e frymës është një ndër ankesat kryesore te pacientët që janë të diagnostikuar me sëmundje kardiake, por ka edhe raste që personi nuk e di që të jetë i sëmurë me zemër dhe marrja e frymës është një nga simptomat e para që e bën këtë person të drejtohet te mjeku dhe zbulohen sëmundje kardiake të cilat kanë çuar në shfaqjen e kësaj simptome, pra të marrjes së frymës. Për të dalluar marrjen e frymës që vjen nga insuficienca kardiake, shumë vite më parë, u përdor termi astma kardiake për ta diferencuar nga astma bronkiale. Marrja e frymës është nga sëmundje kardiake, astma bronkiale është nga sëmundjet pulmonare.

Çfarë karakteristike ka astma kardiake?

Karakteristika kryesore e astmës kardiake, marrja e frymës, në të shumtën e rasteve fillon natën, në pozicion shtrirë. Gjithmonë marrja e frymës që ka shkak zemrën keqësohet kur shtrihet dhe lehtësohet në pozicion ngritur. Keqësohet natën, madje mund të kenë bërë disa orë gjumë dhe i zgjon nga gjumi me një “uri” të tmerrshme për oksigjen, me marrje fryme, me djersë profuze dhe pacienti ngrihet në mënyrë të menjëhershme dhe mundohet të dalë diku ku ka oksigjen, ku ka ajër. Ndodh natën sepse natën në pozicion shtrirë është më i madh kthimi venoz, gjaku kthehet në anën e djathtë të zemrës dhe më pas shkon në mushkri. Pra, shtohet sasia e gjakut që shkon në zemër happy wheels dhe mushkri. Në një zemër e cila vuan, pra që ka dobësim të muskulit dhe që nuk është e aftë të hedhë sasinë e duhur të gjakut atëherë ky gjak pellgëzohet në dhomat e zemrës dhe më pas pellgëzohet në mushkëri. Duke u rritur shumë presioni i gjakut në mushkëri, atëherë rritet kalueshmëria e enëve të vogla gjakut që ushqejnë mushkëritë dhe bronket, dhe ky gjak del jashtë këtyre mureve duke u shfaqur ajo që ne në gjuhën mjekësore e quajmë edemë pulmonare. Që është një urgjencë imediate dhe personi menjëherë duhet të shkojë në qendrën më të afërt spitalore për të marrë ndihmën mjekësore.

Cilat janë shkaqet që çojnë në pamjaftueshmërinë e zemrës (insuficiencën kardiake)?

Ka shumë shkaqe të cilat dëmtojnë muskulin e zemrës: një nga shkaqet janë sëmundjet valvulare, (stenoza mitrale, stenoza e aortës apo insuficienca mitrale, apo insuficienca e aortës). Pra, janë patologjitë valvulare, mitrale dhe aortale. Shkak tjetër është hipertensioni. Pra, në një krizë hipertensive personi, pacienti mund të bëjë dispne, marrje fryme deri në edemë pulmonare akute. Pra, shpeshherë ne kemi njerëz të cilëve në pamje të parë muskuli iu pompon mirë, por në krizë hipertensive, kur rriten shumë vlerat e tensionit atëherë ky muskul vuan sepse nuk është elastik siç është zemra e një personi që nuk vuan nga hipertensioni, por është i ngurtë. Një muskul i ngurtë bën rritje të menjëhershme të presioneve brenda në zemër dhe më tej në mushkri, duke shkaktuar astmën kardiake, marrjen e frymës dhe stad më të avancuar që është edema pulmonare akute.

Shkak tjetër është infarkti i miokardit. Dhimbja e infarktit të miokardit është shumë, shumë e fortë, është urgjencë mjekësore, dhimbje e fortë që qetësohet vetëm nga drogat morfinë, petidinë. Ka persona të cilët nuk kanë fare dhimbje por shenja e parë është marrja e frymës deri tek edema pulmonare akute.

Çfarë është edema pulmonare akute?

Është një mungesë ekstreme oksigjeni, personi ka kollë, fillon shkumë nga goja, nxirja e buzëve dhe menjëherë ky person shkon në spital për të marrë ndihmën e parë. Te një person i cili nuk ka pasur probleme të mëparshme, ekzaminohet për të parë se cili është shkaku i kësaj marrjeje fryme. Dhe shpeshherë ne shohim se ky person ka pësuar infarkt. Pra, shenja e parë e infarktit akut të miokardit është shprehur me marrje fryme. Pati shumë raste të prekjes së muskulit të zemrës nga virusi dhe miokarditi çoi në insuficiencë kardiake, nga format më të lehta, deri te format më fulminante që kanë përfunduar edhe me vdekje.

Cilat janë shenjat që të kuptojmë se po kalojmë një astmë kardiake?

Marrja e frymës që shoqërohet me kollë të fortë që keqësohet kur personi është në pozicion shtrirë dhe lehtësohet disi kur ngrihet në këmbë. Personat kronikë që vuajnë nga insuficienca kardiake në përgjithësi kërkojnë jastëkun ta kenë pak të ngritur, sepse iu lehtësohet marrja e frymës, në faza më të avancuara mbajnë krevatin gjysmë të ngritur. Marrje fryme, kollë, djersë dhe në edemën pulmonare kanë edhe shkumë nga goja, nxirje

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting