Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Meta: Reformat, paralelisht me përgatitjet për zgjedhjet - Struga.net

Meta: Reformat, paralelisht me përgatitjet për zgjedhjet

0
meta

LSI ka mbledhur pasditen e kësaj të premteje Komitetin Drejtues Kombëtar. Në fjalën e tij hapëse, kryetari Ilir Meta ka deklaruar se kjo parti po hyn në një fazë të re ripërtëritjeje ideore dhe programore.

“Javën e ardhshme do të konstituohen komisionet pranë LSI-së, sipas fushave konkrete. I ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë dhe pasion të kontribuojnë të bëhen pjesë e këtyre debateve. Do ftojmë ekspertë pa parti, të fushave të ndryshme”, ka deklaruar Meta.

Por më e rëndësishme, sipas tij, është që përgatitja për zgjedhjet e ardhshme të mos devijojë vëmendjen nga proceset e realizimit të reformave, sidomos asaj në drejtësi.

“Përgatitjet për 18 happy wheels qershorin nuk duhet të na shpërqëndrojnë nga angazhimi ynë për reformat që kanë të bëjnë me vetëm klimën para zgjedhjeve, sic është ajo në drejtësi, ajo zgjedhore që duhet të kishte përfunduar, si dhe vazhdimi i pandalshëm i procesit të dekriminalizimit”, ka thënë Meta.

Ndërsa ka nënvizuar se nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale, kreu i Kuvendit ka theksuar se, LSI është e angazhuar për të gjeneruar një klimë konstruktive dhe racionale, në shërbim të këtyre reformave.

“Standardi i zgjedhjeve është më i rëndësishëm se rezultati i cilësdo parti”, ka shtuar Meta.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting