Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
“Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë sirianë - Struga.net

“Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë sirianë

0

Anija “Oriku” e Forcave tona Detare, mëngjesin e sotëm, gjatë patrullimit në Egje, identifikoj një gomone me emigrantë në bord.

Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke.

Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare “RB” turke, greke dhe “Frontex”.

Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.

Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane.

Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting