Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Ajeti bind Mihajloviç, titullar ndaj Romës - Struga.net

Ajeti bind Mihajloviç, titullar ndaj Romës

0
Ritiro Estivo Torino FC - Torino - Hull City - Gara Amichevole

Arlind Ajeti konfirmohet titullar te Torino edhe për sfidën shumë të rëndësishme ndaj Romës që do të luhet të Dielën në orën 18 në stadiumin Olimpico.

Paraqitjet e mbrojtësit shqiptar në sfidat ndaj Empolit dhe Pescarës kanë bindur, trajnerin e skuadrës Granata, Sinisa Mihajloviç për t’i dhënë mundësinë 23-vjecarit shqiptar të aktivizohet në vazhdimësi.

Ajeti në takimet e fundit ka fituar balotazhin me brazilianin Castan, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit serb të Torinos edhe pse në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Romës.

Mungesa e Rossettinit për arsye të dëmtimi ka bërë që Mihajlovic përkrah një eksperti si Moretti të aktivizojë në qëndër të prapavijës edhe të një ri premtues si Arlind Ajeti i cili nga ndeshja në ndeshje po e rrit ndjeshëm nivelin e tij.

Ndaj Romës në Olimpico, Ajeti synon të bëjë një tjetër paraqitje të happy wheels mirë pas asaj ndaj Pescarës, takim në të cilin realizoi golin e tij të parë me fanellën e Torinos, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme, që mund të rrisë kuotat e tij për të luajtur titullar edhe me kombëtaren shqiptare në duelin e 24 Marsit ndaj Italisë në Palermo.

Në Serinë A, këtë të Shtunë luhet edhe një derbi shqiptarësh ai mes Frederik Veselit dhe Thomas Strakoshës, pasi në Carlo Castelani Empoli do të sfidojë Lazion, megjithatë këtë sfidë pritet ta nisë si titullar vetëm portieri 21-vjecar.

Nuk diskutohet prania mes shtyllave e Etrit Berishës në sfidën Atalanta-Crotone ashtu si edhe aktivizimi që nga minuta e parë i Elseid Hysajt në ndeshjen Chievo-Napoli.

Titullar do të jetë edhe Ledian Memushaj në përballjen Pescara-Genoa.

Sa shumë futbollistë shqiptarë në fushat e Serisë A, me shpresën se fundjava do të ngjyroset sërish kuqezi./SuperSport

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting