Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Kapet rusi: Do e vriste ekipin e Borusias për… - Struga.net

Kapet rusi: Do e vriste ekipin e Borusias për…

0

Policia në Gjermani ka arrestuar personin që dyshohet se kreu sulmin me bomba ndaj ekipit të Borusias së Dortmundit.

Por ndryshe nga sa mendohej, ai nuk ka lidhje me islamizmin radikal.

Në të vërtetë, rusi Sergej W. ishte një tregtar aksionesh, që shpresonte se do përfitonte para nga rënia e aksioneve të ekipit pas sulmit.

28-vjeçari po qëndronte në hotelin e ekipit, në një dhomë me pamje nga rruga ku ndodhi shpërthimi.

I dyshuari kishte blerë 15 mijë aksione me vlerë 78 mijë euro.

Ai do përfitonte nga rënia e aksioneve pas sulmit.

Sipas Bild, ai mund të fitonte deri në 3.9 milionë euro.

Autoritetet thonë se ai e kishte vendosur bastin më 11 prill, duke përdorur një adresë kompjuteri nga hoteli.

Burimet thonë se rusi kishte marrë një kredi për të siguruar paratë.

Tani ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Një futbollist i Borusias u dëmtua, ndërsa drama do ishte e rëndë nëse shpërthimi do kishte ndodhur pak më shpejt.

Aksionet e ekipit ranë pas sulmit. Ato e morën veten pak, por ranë sërish pasi ekipi u eliminua nga Champions League.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting