Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
60 qytetarë të Strugës ushqehen në menzën e qytetit! - Struga.net

60 qytetarë të Strugës ushqehen në menzën e qytetit!

0
Se realiteti te disa fatkeq për sigurimin e ekzistencës është një histori e dhimshme dhe me plot vështirsi kjo nuk është dicka e re,njerëz që janë në limitete e mbijetesës detyrohen të presin ndihmën e shtetit në mënyrë që të shtyn kohën me shpresën se një ditë do të bëhet mirë. Ndërkohë. prej disa vitesh në Strugë funksionon edhe menza publike ku falas shërbehen 60 vakte për qytetarët nevojtar të Strugës ata për cdo ditë ushqehen në menzën e qytetit si një kategori e rrezikuar sociale.Në Strugë, janë afërsisht 340 familje që të vetmen të ardhur të garantuar kanë ndihmën sociale që shteti dhe shoqëria ndan për këtë kategori.Drejtori i Qendrës Sociale në Strugë,Vegim Nura konfirmoi se në nëj prononcim të mëhershëm se janë 340 familje që marrin ndihmën sociale në Strugë numër i cili ndryshon nga muaji në muaj. Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen Sociale në Strugë ,Vegim Nura potencon se kërkesat për ndihmë sociale janë në të njëtat nivele dhe nuk vërehen ndryshim thelbësore në shtimin e kërkesave për të përfituar kujdesin e shtetit, ndërkohë kërkesat për ushqim falas te menza e qytetit janë reduktuar në ndryshim nga disa vite më parë kur shërbeheshte deri në 100 vakte përfundon Nura.Ndërsa qytetarët nevojtar hedhin posht këto pretendime dhe në kushte anonimati thonë se për të përfituar ndihmën sociale janë krijuar një sërë procedurash dhe rregullash burokratike që në themel kanë pamundësimin e marrjes së ndihmës sociale .Kriza e tejzgjatur ekonomike që po mbretëron prej kohësh në vend ka dhënë sinjalet e saj edhe në Strugë ku familje të tëra në pamundësi të mjeteve financiare për të siguruar produktet elementare ushqimore po shëndrrohen në borxhli të përhershëm në shitoret dhe marketet e Strugës. Marrja me listë e ushqimeve elementare si mielli vaji,krypa dhe sheqeri nga shumë qytetar struganë spjegohet me krizën e zgjatur ekonomike të cilës nuk po i duket fundi ,e cila nga dita në ditë po shton rradhët e familjeve që përfundojnë në limitet e mbijetesës sociale.Kjo dukuri e cila po masivizohet kohëve të fundit konfirmohet edhe nga punonjësit e marketeve dhe shitoreve të shumta të cilët tregojnë se në masë marrja e produkteve elementare me listë është bërë mbizotërues dhe është rënduar vecanërisht gjatë dy viteve të fundit.(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting