Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Arjeta Veliu:Në Strugë,1400 kërkesa për subvencionim në sektorin e bujqësisë ! - Struga.net

Arjeta Veliu:Në Strugë,1400 kërkesa për subvencionim në sektorin e bujqësisë !

0

Gradualisht një pjesë e struganëve po e shohin bujqësinë dhe në vecanti blektorinë si një sektor ku mund të investohet dhe të sigurohet punësim edhe për të tretë.Viteve të fundit si pasoj e krizës së tejzgjatur dhe reduktimit të vendeve të punës në sektorët e tjerë të ekonomisë nga viti në vit në Strugë kishte rritje të numrit të qytetarëve që zgjedhin të merren me bujqësi sidomos me blegtori.Këtë fakt e konfirmojnë edhe nga Njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga Agjensioni për Mbështetjen e Bujqësisë në Strugë nga ku pohoet se vërehet një interesim në rritje i struganve për tu marrë me blegtori dhe me bujqësi viteve të fundit, duke e arsyetuar këtë dukur me rritjen e numrit të kërkesave për subvencionimim që vinë në këto institucione nga qytetarët.Arjeta Veliu ,përgjegjëse në Njësinë rajonale të ministrisë të Bujqësisë në Strugë, tregon se pas rritjes që u konstatua viteve të fundit gjatë vitit 2016 nuk janë më bujqit individual që aplikojnë për një kafshë apo parcelë toke të mbjellë,gradualisht edhe në Strugë bujqësia dhe blegtoria po shihet si një biznes ku një fermer synon të ketë më shuëm kafsh dhe më shumë tokë tyë bjell.Sipas saj pothuajse të gjithë kërkesat e blegtorëve dhe bujqve marrin përgjigje pozitive duke ua garantuar këtë ndihmë të përvitshme nga shteti.Veliu tregon se para disa viteve kishte happy wheels rreth 1200 kërkesa për subvencion ndërsa sivjet ky numër ka shkuar në 1400 kërkesa .”Padyshim që në rritjen e këtij interesimi bujqësinë sidomos vecanërisht për blegtorinë një inpakt pozitiv kanë dhënë politikat subvencionuese të cilat kanë rezultuar me rritjen e interesimit të qytetarëve për shtimin e kopeve me dhen dhe lopë si dhe me zgjerimin e hapësirave me të mbjella ”përfundon Veliu.Gjithashtu, edhe nga Agjensioni për Mbështetjen e Bujqësisë konfirmojnë këtë tendencë dhe pohojnë se janë gjithmon në shërbim të blegtorve dhe bujqëve duke i asistuar ata në përpilimin e dukumentacioneve të nevojshme për marrjen e subvencioneve përkatëse..Ndërkohë blegtorët strugan shprehen të kënaqur me subvecionimet por thonw se ato nuk duhet tw vonohen duke kwrkuar që shteti të bëjë më shumë për shitjen e produkteve të tyre të cilat në masë të madhe mbeten në mëshirë të tregtarve.Ekonomia e Strugës nga shumë njohës shihet si një ekonomi që është në kufitë e mbijetesës e cila nuk arrin të prodhoj mjete shtesë për një zhvillim më të shpejt.Ata ekonomin e Strugës e portretizojnë si një ekonomi në gjendje statike.Zgjidhja dhe prosperiteti për ekonominë strugane sipas ekonomistëve dhe biznesmenëve shihet te turizmi,bujqësia si dhe zhvillimi I sektorit të shërbimeve të cilat Strugën mund ta bëjnë konkuruese dhe profitabile në aspektin e biznesit .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting