Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Deponia, një “bombë” me sahat për Strugën! - Struga.net

Deponia, një “bombë” me sahat për Strugën!

0
Deponia që funksionon prej 12 vitesh vetëm 200 metra larg qytetit në fushën e Strugës, është shndërruar në një bombë me sahat, që po rrezikon cilësinë e jetës të qytetarëve të këtushëm, shkruan gazeta KOHA. Gjendja nga aspekti i ndotjes rëndohet në masë, sidomos në rastet kur pjesë të saj kaplohen nga zjarri, gjë që përveç tymit sjell edhe një aromë të padurueshme, sidomos për qytetin dhe vendbanimet e tjera në afërsi. Spostimi i deponisë nga aty, në disa raste është bërë edhe “kalë beteje” në ciklet e kaluara zgjedhore, por është harruar me të mbaruar ato.

Berat Sela,nga Shoqata ekologjike “Natyra”, thekson se dëmi që i shkaktohet qytetarëve të Strugës është i pallogoritshëm nga deponia vetëm disa metra larg qytetit dhe rrjedhës së Drinit të Zi. Sela pasi kërkon spostimin e menjëhershëm, nënvizon se janë shtuar rastet e sëmundjeve malinje jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët, situatë që duhet t’i alarmojë të gjithë strukturat. ”Nëse ne si shoqëri nuk reagojmë që deponia të largohet nga aty, dëmet nga viti në vit do të rriten si nga pikëpamja ekologjike ashtu dhe në drejtim të cilësisë së jetës. Situata është alarmante, Janë shtuar rastet e të sëmurëve nga kanceri dhe sëmundje të tjera që kanë prekur edhe fëmijët”, përfundon ai.
Ndërkohë, për këshilltarin Ardian Demiri, i cili në të kaluarën ka qenë një nga zërat më aktivë për zgjidhjen e kësaj problematike çështja e deponisë është kruciale, për të cilën nuk duhet kujtohemi kur në të shpërthen zjarri. Ai, në cilësinë e një qytetari që jeton rreth 200 metra larg deponisë, potencon se institucionet, por edhe qytetarët nuk duhet të stepen nga nevoja për dislokimin e deponisë nga afërsia e qytetit, e cila po rezulton me pasoja të rënda për cilësinë e jetës së banorëve. Ai në këtë drejtim, siç thotë, sheh një neglizhencë nga të gjithë institucionet, duke filluar nga administrata komunale, Këshilli komunal si dhe institucionet e tjera të pushtetit qendror, të cilat nuk po merren seriozisht për zgjidhjen përfundimtare . “Deponia dhe tubat e ujësjellësit nga azbesti janë dy faktorët që struganëve do u sjellin pasoja në të ardhmen e afërt. Edhe pse thuhet se nuk ka zgjidhje, unë mendojë që deri sa të funksionalizohet një zgjidhje afatgjate për gjithë rajonin e jugperëndimit, mbetjet e Strugës të hidhen në Bukovë, ndërsa deponia ekzistuese të konservohet “,tregon për KOHA, Demiri.

Deri tani në disa raste zjarri ka kapluar deponinë e mbetjeve urbane, gjë që ka sjellë një situatë të rënduar ekologjike për qytetin e Strugës por zgjidhja gjithmonë ka munguar./ Strugalajm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting