Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
”Rrethi” i Strugës peng i burokracive - Struga.net

”Rrethi” i Strugës peng i burokracive

0

Pavarsisht që prej vitesh nyja kryesore lidhëse që ka qytetit i Strugës me vendkalimin kufitar të Qafë Thanës –Dibrën dhe Ohrin vazhdon të jetë pika më nevralgjike ,sa i përket trafikut , asgjë nuk ka ndryshuar në drejtim të përmirësimit të kësaj situate kaotike. Radhët e gjata të makinave i ke në çdo orë të ditës gjë që krijon nervozizëm dhe pakënaqësi te të gjithë ata që për një arsye a tjetër u duhet të kalojnë në këtë rrugë.Në të gjithë këtë situatë alarmante irritues është fakti mosndwrhyrja e autoriteteve që pavarsisht që prej vitesh në këtë kryqëzim nuk punojnë semaforët nuk ndërmerret asnjë veprim për sanimin e tyre apo gjetjen e një solucioni tjetër në drejtim të evitimit të kësaj gjendje që sjell kaosin në hyrje të qytetit për cdo ditë, sidomos gjatë ditëve të verës .Nga Komuna e Strugës sqarojnë se duke qënë se ajo rrugë është magjistrale dhe është në kometencë të ”Makedonia Pat” atyre u wshtw pamundwsuar ndwrhyrja edhe si rezultat neglizhencws sw autoriteteve qwndrore .Vendorët thonë se në vazhdimësi kanë ripërsëritur kërkesat drejt dikasterit të Transportit dhe Lidhjeve se i gjithë investimin për ndërtimin e rrethit në këtë kryqëzim si një domosdomëri do të mbulohet nga ana e tyre, por deri tani aprovimi ka mungur nga ky institucion.Krenar Lloga nga kabineti i kryetarit Sela saktëson se gjatë kësaj jave kanë marr indicje se përlqimi do të jepet në ditët në vazhdim .Sipas Llogës në momentin e parë që kjo leje e cila po neglizhohet në mënyrë zyrtare do të procedohet pushteti vendor i Strugës do të ndërhy menjëher në drejtim të ndërtimit të rrethit në këtë kryqëzim.Lloga saktëson se Komuna e Strugës ka gati mjetet dhe të gjithë parakushtet që në kohë rekord të investoj në këtë drejtim në funksion të lehtësimit të komunikacionit.Sipas qytetarve strugan gjendja kaotike në këtë kryqëzim është një prezantim shumë i keq me Strugën i të gjithë atyre që vizitojn këtë qytet nga kjo rrugë për arsye pune apo turizmi.Semaforët asnjëher nuk kanë punuar tregon Emini nga një fshat i Strugës i cili për cdo ditë e frekuenton këtë rrugë gjë që ka sjellur edhe aksidente të shumta në këtë kryqëzim.“Pothuajse kohë pas kohe kemi aksidente që ndodhin në këtë kryqëzim dhe deri tani askush nuk kujtohet që të ndërrmarrin hapa për rregullimin e kësaj situate.Gjendja këtu e padurushme bëhet sidomos tani së verës ku kriohen rradhë të gjata dhe probleme të mëdha në trafik,të cilat vinë apsolutisht nga mosfunksionimi i semaforve“potencon ai.Ndërkohë të njëjtin shqetësim e demostrojn edhe shofer tjer të të cilët njëzëri kërkojn nga autoritetet kopetente që të ndërhyjn në këtë drejtim sepse sipas tyre mosfunksionimi i semaforve ka impakt të madhë në shtimin e aksidenteve.(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting