Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Shpejtësia, “vrasësi” më i madh - Struga.net

Shpejtësia, “vrasësi” më i madh

0

Rreth dhjetë të vdekur në muaj ka regjistruar policia e Maqedonisë gjatë aksidenteve të shumta që kanë ndodhur këtë pjesë të parë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare, shpejtësia e pakontrolluar dhe e papërshtatur me kushtet e rrugëve, të cilat realisht janë në një gjendje të rëndë, mbetet “vrasësi” më i madh i shoferëve, bashkudhëtarëve të tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Analizat përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme zbardhin se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, për çdo ditë nëpër aksidentet e shumta që kanë ndodhur brenda vendeve urbane, por edhe në jashtë zonave të banuara, kanë mbetur të lënduar nga rreth 13 persona të moshave të ndryshme. Siç bën të ditur policia, në tremujorin parë e këtij viti çdo ditë kanë ndodhur mesatarisht nga tetë aksidente të rënda, ndërsa numri i përgjithshëm i aksidenteve mësohet të jetë shumë më i madh.
“Në tremujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 766 aksidente me pasoja të rënda. Në këto aksidente, jetën e kanë humbur 27 persona të moshave të ndryshme, ndërsa 1.171 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Analiza e fatkeqësive të rënda dhe hetimet përkatëse kanë vërtetuar se në të shumtën e rasteve, përgjegjësia e aksidenteve duhet kërkuar tek shoferët. Janë pikërisht shoferët ata të cilët nuk marrin parasysh sinjalizimin rrugor, duke marrë në shumë raste në qafë vetveten, por edhe persona të tjerë që marrin pjesë në komunikacion”, thotë Marija Jakovlevska, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Megjithëse viteve të fundit institucionet kompetente shumëfishuan gjobat për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, të njëjtat nuk arritën të vetëdijesojnë shoferët. Në këtë kontekst, shpejtësia e pakontrolluar paraqitet si arsyeja numër një e aksidenteve me pasoja të rënda. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, shpejtësia e madhe dhe e papërshtatur me kushtet e rrugës ka shkaktuar 200 aksidente të rënda, duke qenë shkaku kryesor i fatkeqësive që kanë lënë 1.171 të lënduar dhe atyre që kanë marrë 27 jetë. Të njëjtën periudhë, 126 aksidente janë shkaktuar si rezultat i mosrespektimit të së drejtës së parakalimit, 113 aksidente të tjera kanë ndodhur si rezultat të drejtimit të automjeteve jashtë korsesë së duhur, ndërsa dhjetëra aksidente kanë ndodhur si rezultat të pakujdesisë, konsumimit të alkoolit etj.
Siç kanë informuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion kanë zhvilluar dhe vazhdojnë shumë fushata dhe aktivitete të ndryshme, megjithatë të njëjtat nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Në këtë drejtim policia ka intensifikuar gjobitjen e shoferëve të pandërgjegjshëm, duke sanksionuar, veçanërisht gjatë fundjavave, dhjetëra shoferë në rajonin e kryeqytetit dhe në qytetet e tjera të vendit, por gjobat gjithashtu nuk ndikuan në uljen e numrit të përgjithshëm të aksidenteve.(Koha)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting