Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Struga, me aktivitetet të shumta shënon e ”Ditën e Ekologjisë” - Struga.net

Struga, me aktivitetet të shumta shënon e ”Ditën e Ekologjisë”

0
Sot në orën 11:00 filluan aktivitetet në qytetin e Strugës me rastin e Ditës së Ekologjisë .
Fillimisht të mbledhur tek ambientet e jashtme të shkollave të mesme ‘’ Niko Nestor” dhe ‘’ Gjmmnazi Dr. Ibrahim Temo” ,nxënës, profesorë, stafi drejtues, punonjës të Ndërmarrjes publike ‘’ Komunalja” së bashku me vetë drejtorin z. Garip Kaba si dhe Kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela , të gjithë së bashku pastruan ambientet përreth shkollës. Punonjësit e npk ‘’ Komunalja” , që në mëngjes kishin filluar të kositnin barin e të pastronin oborret e këtyre shkollave. Shkollat e mesme kishin siguruar fidanet për mbjelljen e luleve, ndërsa NPK ‘’ Komunalja ‘’ fidanet e disa pemëve dekorative ekskluzivisht për ambientet e këtyre shkollave. Në mënyrë simbolike Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe Drejtori i NPK ‘’ Komunalja” Garip Kaba mbollën nga një pemë dekorative në hyrje të oborreve të këtyre shkollave.
Më tej aktivitetet vazhduan tek parku i qytetit ( plazhi i meshkujve) ,ku punëtorët e NPK ‘’ Komunalja ‘’ tashmë kishin filluar punimet për mbjelljet e luleve të reja. Sot në fakt u mbollën mbi 150 të tilla , në mënyrë që kjo ditë simbol të identifikohet me nisjen e pastrimit dhe gjelbërimit konstant të qytetit.
Ndërkohë , një aktivitet tjetër i organizuar nga nxënësit e Shmk. ‘’ Gjminazi Dr. Ibrahim Temo” me rastin e Ditës Botërore të Poezisë u zhvillua në të njëjtin vend, ku protagonist u bë edhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela. Me lutjen e nxënësve ai recitoi disa poezi në ambient të hapur ,kurse nga ana e tyre i’u dhurua një libër në shenjë falenderimi e respekti .
Me kaq u mbyllën aktivetetet me rastin e Ditës së Ekologjisë . Në vazhdim Komuna e Strugës dhe NPK ‘’ Komunalja ‘’ paralajmërojnë gjelbërimin e mëtutjeshëm të ambienteve të qytetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting