Minibus Hire Minibus Hire York Minibus Hire Liverpool Local minibus Hire Minibus Hire in Manchester Minibus Hire Newcastle Minibus Hire
Mes ironisë dhe teknologjisë - Struga.net

Mes ironisë dhe teknologjisë

0

Të vendosësh një pecetë në buzën e filxhanit për të shmangur prekjen, e më pas të shkosh menjëherë të lash duart në tualet. Pastërtia është një sfidë për turistët në të gjithë botën, por jo në Korenë e Jugut, ku një tualet publik mund të jetë më i pastër se shtëpia.

Kjo falë edhe kryetarit të bashkisë së Suwon, Sim Jaedeok, 40 km nga Seuli, që nga vendasit njihet si Mr. Toilet. Është ai që i dha një shtysë rilindjes së tualeteve koreane, që u nda nga jeta në 2009. Një fat ky i shkruar në ADN-në e tij, duke patur parasysh se lindi më 1939 në një tualet.

Në fakt këtë nismë ai e mori në luftën kundër papastërtisë në qytetin e tij, dhe hapi i parë ishte higjiena në tualete. Për Sim tualeti zë vend qëndror në jetën e njeriut pasi happy wheels aty mendohen, gjejnë paqen dhe intimitetin, dhe meditojnë mbi të ardhmen.

Tradita e mr. Toilet vazhdoi, dhe sot në Korenë e Jugut ku është vështirë të gjesh një letër në tokë, po investojnë gjithnjë e më shumë në këtë sektor.

Format janë nga më të ndryshmet, në stacionet e shërbimit, ku duken grafite, e instalacione të ndryshme. Për shembull, një foto ku disa vajza të shohin të habitura në një moment kur kërkon përqëndrimin e duhur.

Në disa të tjera gjendet akull i parfumosur, ndërsa në raste të tjera është teknologjia protagonistja kryesore, gjë që është bërë normale në Kore.

Për shembull mund të gjesh monitor në hyrje që të tregon banjot e lira dhe ato të zëna për të shmangur përplasje të pakëndshme. Apo i jepet hapësirë pasionit për videolojëra.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2017 Struga.net

Struga | Struga Lajm | Bota Sot | Kosova Sot | Lajme Sportive | Rilindja | Kercova

|Privacy policy | Powered by Alb Hosting