
Një fushë e gazit natyror është zbuluar në brigjet e Rripit të Gazës, ka bërë të ditur të martën një zyrtar i lëvizjes Hamas.Peshkatarët kishin vërejtur javën e kaluar fluska që vinin nga thellësia e ujit rreth 300 metra larg bregut të detit, tha Salem Salama, një anëtar i komitetit për ekonomi të parlamentit që dominohet nga Hamasi.“Menjëherë pas këtij zbulimi, ekspertët dhe inxhinierët kanë vizituar këtë vend, e kanë kontrolluar dhe kanë gjetur se është një fushë e gazit natyror”, iu tha gazetarëve Salama.Qeveria e Rripit të Gazës është duke e diskutuar mundësinë që të ftojë kompani të huaja për t’i ndihmuar në shndërrimin e këtij burimi në… …