minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
SHBA, balona merr flakë me 3 persona brenda - Struga.net

SHBA, balona merr flakë me 3 persona brenda

0
Balona

Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga flakët në Virxhinia të SHBA-ve. Sipas policisë lokale, njoftohet se në brendësi të balonës ndodheshin 3 persona. Dëshmitarët thanë se balona është përfshirë nga flakët pak pas ngritjes nga toka dhe sipas tyre pasagjerët janë parë të hidhen nga një lartësi e madhe.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet, por deri tani nuk është gjetur asnjë prej trupave të personave, por as mbetjet e balonës.

Mediet amerikane raportojnë se balona duhet të jetë përplasur fillimisht me një shtyllë të tensionit të lartë dhe më pas është përfshirë nga flakët. Incidenti ndodhi një ditë para nisjes së festivalit të balonave që do të zhvillohej këtë fundjavë Pas ngjarjes organizatorët njoftuan për anulimin e festivalit.

10 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)

Ky shkrim SHBA, balona merr flakë me 3 persona brenda u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy