
Cyrih – Në mërgatën shqiptare në Zvicër, tashmë i janë vënë bazat një letërsie relativisht të zhvilluar letrare, që po krijohet në kushtet e kurbetit. Disa nga autorët në shtetin helvetik kanë arritur, tashmë jenë edhe pjesë e gjithëmbarshme e letërsisë kombëtare. I tillë është rasti edhe me shkrimtarin, poetin dhe kritikun, Shefqet Dibrani, i cili tashmë ka shkelur në 20 -vjetorin e krijimtarisë letrare në mërgatë.Në një promovim të librit të tij të fundit, „ANATOMIA E BRYMËS“, mbajtur më 15 mars 2014 në bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih, ishin tubuar jo vetëm krijues nga anë të ndryshme të Zvicrës, por edhe veprimtarë të degës së LDK-së, në… …