minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Filmat ‘pandemikë’ nëpër kohë - Struga.net

Filmat ‘pandemikë’ nëpër kohë

0

Është interesante të mendojmë që filmat kanë arritur të konstruktojnë, në një mënyrë ose tjetër një pjesë të realitetit që ka ndodhur kohët e fundit. Andaj, mund të bëheni gati për një listë filmash të zhanreve të ndryshme për t’i shikuar me ëndje.

“Verbëria” (2008)

Bazuar në romanin e autorit portugez José Saramago, filmi merret me atë çfarë ndodh kur bota goditet nga një pandemi që i bën njerëzit të verbër, e kësisoj qeveria karantinon gjithë të verbrit.

“Bartësit” (2009)

Në këtë dramë postapokaliptike, katër miq që i mbijetuan një pandemie global ikin në një vend ku ata shpresojnë të jetojnë në paqe. Mirëpo, gjërat nuk funksionojnë ashtu si kanë menduar ata.

“Sëmundja ngjitëse” (2011)

Ky është filmi i Steven Soderbergh, ku Gwyneth Paltrow vdes në rrethana të tmerrshme nga një virus i ri vdekjeprurës. Një thriller në lidhje me mënyrën se si përhapen sëmundjet, vështirësia për të gjetur një kurë dhe mënyra se si teoricienët dhe autoritetet jo kompetente ose dashakeqe mund ta bëjnë atë edhe më keq.

Filmat ‘pandemikë’ nëpër kohë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy