
Filmi “Bolero në vilën e pleqve”, me regji nga Spartak Pecani dhe skenarë nga Linda Fejzaj, fitoi 2 çmime të njohura ndërkombëtare.
“Filmi më i mirë” në “Paris Play International Film Festival”, ndërsa në “Fusion Film Festival” në Varshavë të Polonisë, u shpërblye me çmimin “Skenari më i mirë”.
Ky film është prodhim i kompanisë “Eclipse SA Film” dhe produksionit “Adrian Morina”, mbëshetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe Qendra Kinematografike e Kosoves.
Ky konsiderohet edhe një sukses i përbashkët i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e kulturës.
Filmi “Bolero në vilën e pleqve”, merr dy çmime ndërkombëtare shkruan Albinfo.