minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Kulturalink” dhe “Kino In Der Reitschule” shfaqin filmat e prodhuar nga dhe për Kosovën në Bernë - Struga.net

“Kulturalink” dhe “Kino In Der Reitschule” shfaqin filmat e prodhuar nga dhe për Kosovën në Bernë

0

Kjo ngjarje është pjesë e projektit, urë kulturore midis rajonit të Ballkanit dhe Zvicrës, projekt i cili është iniciuar nga Kulturalink dhe ka si qëllim të saj afatgjatë të bashkë-ndërtojë këtë urë kulturore me organizata të tjera partnere nga ky rajon, me qëllimin për të krijuar më shumë programe lidhjesh dhe shkëmbime për artistë dhe të rinj në përgjithësi, të cilët përdorin aftësi artistike, siç janë: fotografi, video, teatër, arti i pamor dhe muzika, si një mjet për promovimin dhe kuptimin e Kulturës Sociale.

Projekti që po ndodh në shtator është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) e cila është institucion publik me atributet e autoritetit qëndror për kinematografi i cili ka për qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik.

QKK gjithashtu bën promovimin e industrisë së filmit të Kosovës në festivalet dhe tregjet më të mëdha të filmit në botë.

“Transformimi i mënyrës se si njerëzit e shohin botën përmes filmit” është deklarata e misionit të Kulturalink, që frymëzojnë audiencën të shprehin veten dhe perspektivat e tyre kulturore përmes përvojës së përbashkët të imazhit në lëvizje – pavarësisht nga përkatësia etnike, aftësia ose statusi socio-ekonomik.

Filmat do të shfaqen në fundjavat e muajit shtator, të premteve dhe të shtunave, duke filluar më 4 shtator.

Shfaqja e filmave gjithmonë fillon në ora 20:00 dhe do të zgjasë afërsisht 2 orë me filma artistikë, të shkurt dhe dokumentarë.

Për shumicën e filmave, gjuha e folur do të jetë shqip, por të gjithë kanë titra anglisht.

Për më shumë informacion të bashkëlidhur gjeni programin apo vizitoni ueb-faqen: https://www.kulturalink.org/kino-program

“Kulturalink” dhe “Kino In Der Reitschule” shfaqin filmat e prodhuar nga dhe për Kosovën në Bernë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy