minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Libri me kujtime/Ylli Pango:Seksi në Zogun e Zi gjatë diktaturës - Struga.net

Libri me kujtime/Ylli Pango:Seksi në Zogun e Zi gjatë diktaturës

0
Ylli-Pangua

“Zogu i Zi”,është libri me kujtimet e fëmijërisë që Ylli Pango ka promovuar në UET.Autori, kthehet pas në kohë dhe vesh sërish pantallonat e shkurtëra dhe zbret poshtë pallatit, aty ku ndodhin të gjitha bëmat, me çunat e lagjes, me gaxhojtë e gabelët, me ‘ikonat” e seksit, me gjithfarë ëndërrimesh që silleshin rreth Zogut të Zi.

Ja se çfarë shkruan Pango në librin e tij: “Kësisoj Kiu, siç thamë, mund të mbahet si presekutor i seksit oral në vend, sëpaku përderisa Zogu i Zi mbahej avanguardia e qytetit, e ky kryeqendra e vendit, e deri edhe sot nuk ka dalë pretendent tjetër për këtë lloj froni, ndërkohë që për Kiun janë dëshmitarë dhjetëra kalamaj zogazias që sa herë nisin ulërimat sinjal të Anguzhanes, rendin si të çakërdisur, nga të katër anët, duke braktisur çdo lloj sporti e loje, veç për të ndjekur fshehurazi nga jashtë dritares së bodrumit, filmat e parë seks-porno live, madje pa shirit ndalimi.Madje këto filma live nuk kishte shansin jo më të shfaqeshin, por as të xhiroheshin në lagje të tjera e as t’i ndiqte cilido, gjë për të cilën Zogu i Zi mund të konsiderohet së dyti edhe si shesh xhirimi i filmit tonë të parë pornografik kombëtar”.

Pango i ka edhe disa histori me shokun Enver apo Elver.

“Në arkiva dhe në biseda me bij bashkëkohësit e tij, do të zbuloja se shoku Enver për vete i njihte dhe i shijonte mirë idilet dhe dashuriçkat, por ashtu si ca njerëz kur plaken keq,me kalimin e kohës kishte filluar t’i urrente ato. Vetëm për dashuritë me fund tragjik bënte përjshashtim Enveri dhe shprehte keqrdhje që shokët komunistë në ca raste i keqkuptonin a i keqtrajtonin ato”, shkruan Pango, teksa shton se “Nipi i ish-profesorit të tij, Karboneli, më thoshte se preferonte një tip të veçantë vajzash, ato me sy të kaltra dhe flokë të zinj”, rrëfen ai.

Pango na fton në një aventurë të zbulimit të një zone, rreth së cilës janë ndërthuar sa e sa historira, në shumicën e herëve nga ato erotike.

Libri është një zhytje në labirintin e kujtesës…Ky nuk është assesi një libër biografik, pasi nyuk ka ç’biografi të ketë një fëmijë, që e nis jetën në libër aty nga mosha 2-3 vjeçare dhe e mbyll aty nga mosha 12-13 vjeçare. Unë kam qenë më shumë vëzhgues i të tjerëve, i asaj çka bëhej në Zogun e Zi të Tiranës. Uroj që libri të shikohet jo si biografi e imja , por si një autodemografi”,citohet Panogo në gazetën “Panorama”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy