minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Përmeti ka fatin të jetë i pari - Struga.net

Përmeti ka fatin të jetë i pari

0
permet

Nga Zamir Dedej

Drejtor ekzekutiv,INCA/Albania

Përmeti dhe treva e tij gjithmonë janë shquar edhe për respektin e tepërt që tregojnë ndaj natyrës. Popullsia lokale e ka lidhur të djeshmen dhe të nesërmen fort me natyrën e madje vetë natyra i ka bekuar me më të mirat e saj të mundshme.

Të angazhuar për të kontribuar më tepër, para pak kohësh pranë Qendrës Multifunksionale të Bashkisë Përmet, ka hapur dyert për të gjithë vizitorët Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos i pari ekomuzeum në Shqipëri. Ai vjen si një perpjekje dhe entitet ndërkufitar, i cili mbulon një pjesë të madhe të basenit ujëmbledhës të lumit Vjosa/Aoos, një zonë prej 3.540 m2 dhe kërkon të evidentojë dhe mbrojë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të zonës, në të dyja krahët e kufirit Greko-Shqiptar.

Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos është produkti kryesor i një projekti të bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe fonde kombëtare, si pjesë e Programit IPA Ndërkufitar Greko-Shqiptar, 2007-2013. Projekti u zbatua nga Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Antropologjin (Med-INA), Pindos Perivalloniki– OJQ Mjedisore Pindos, Instituti i Ruajtjes së Natyrës të Shqipërisë (INCA), dhe Drejtoria e Sherbimit Pyjor, Përmetit, me mbështetjen e Bashkive të Konicës, Zagorisë, Përmetit dhe Kelcyres, Komunat perreth, si dhe institute të tjera, nga individë të shquar të letrave e arteve, si edhe banorë të zonës.

Stuktura e Ekomuzeumit përfshin katër rrugë tematike që do të ndiqen në natyrë (dy për çdo vend) dhe ku tregimi mbi këto rrugë ndriçon mbi identitetin e zonës, ashtu siç ajo perceptohet nga banorët, dhe kombinon elementet natyrore dhe mjedist të ndërtuara nga njeriu (hapësira-peisazhe, monumente, ndërveprime mes njeriut dhe natyrës) etj. Pjese e ekomuzeumit është edhe nje guide mbi rrugët tematike, në tri gjuhë në Greqisht, Shqip dhe Anglisht. Një tur virtual i ekomuzeumit u lejon vizitorëve të kenë mundësi përdorimi të informacionit dhe të përjetojnë katër rrugët tematike, para ose pas vizitës së tyre ne terren. Një faqe interneti, siguron informacion mbi projektin dhe zonën si dhe ndihmon vizitorët te marrin të gjithë informacionin për ekomuzeumin (turin virtual, guidën informative, veprimtari paralele) si edhe zonës përqark tij (www.ecomuseum.eu). Një rrjet ndërkufitar organizatash dhe njerëzish jane zotuar dhe kanë firmosur një Marreveshje Bashkëpunimi tashme që të administrojnë, mirëmbajnë dhe të zhvillojnë më tej ekomuzeumin. Dy seminare trajnuese qe nxorren ne pah gjithë mundësitë e ekomuzeumit dhe zhvillimi i një Konferencë Ndërkombëtare në Janar 2014, u siguroi aktorëve të përfshirë në rrjetin e ekomuzeumeve, mjete dhe udhëzime për lehëtsimin e bashkëpunimit mes tyre si dhe eksplorimin e mundësive dhe perspektivave të tjera, që mund të dalin në dritë, kur muzeu të fillojë të operojë ne vazhdimësi.

Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos është ndarë në katër shtigje tematike me pikënisje në Greqi e në Shqipëri. “Uji dhe kultura”, “Lëvizja dhe rruget”, “Frutat e natyrës” dhe “Toka dhe Uji” janë konkretisht kategoritë tematike qe vizitorët do të jenë në gjendje të përzgjedhin, për të drejtuar udhëtimin e tyre drejt gjurmëve të zbulimit dhe eksplorimit të mrekullive natyrore, historisë, kulturës dhe mënyres se jetës bashkëkohore të njerëzve që jetojnë rreth pellgut të lumit Vjosa / Aoos.

Uji dhe Kultura një nga shtigjet tematike me pikënisje ne Greqi i referohet raportit harmonik mes natyrës dhe kulturës në zonë, përmes përdorimit të kujdesshëm të burimeve në dispozicion të shoqërive lokale dhe respektit të tyre të thellë për mjedisin natyror që u ka dhënë atyre materialet e nevojshme për jetesë. Rruga i referohet në veçanti tematikave specifike si sharrat e ujit në Luginën e Vjosës, aspektet jomateriale të ujit, lumi si burim i jetës (ketu jepen referenca speciale të faunes dhe florës lokale).

Rruga tjeter tematike me pikenisje Greqine është “Lëvizja dhe rrugët”. Ajo eksploron se si karakteri malor i luginës së Vjosës/Aoos ka ndikuar në lidhjen dhe lëvizjen e njerëzve, kafshëve dhe mallrave përreth zonës dhe më gjerë. Kjo çështje e veçantë është në qendër të identitetit kulturor dhe është ilustruar në rrjetin e pasur të rrugëve malore të punuara me dorë, urat me hark te punuara në gur dhe shtigjet dredha-dredha. Rruga i referohet në mënyrë të veçantë tematikave si rrugët e ndërtuesve dhe artistëve, rrugët e barinjëve, rrugë të reja dhe të vjetra.

Frytet e Natyrës është pikënisja e parë e rrugëve tematike për Shqipërinë. Kjo rrugë shqyrton se si harmonia e peizazhit natyror është reflektuar në mënyrën e jetesës të popullsisë lokale, dhe tregon se si mjedisi natyror ka qenë jo vetëm shporta e bukës, por edhe një burim kryesor i frymëzimit drejt artit dhe veprave artizanale të popullsisë së zonës. Rruga i refereohet vecanërisht tematikave qe te dhurojne informacion mbi “Dhuratat e Pyllit”, natyrën si burim frymëzimi dhe muziken, atje ku natyra bashkohet me kulturën.

Pikënisja tjeter në Shqipëri është Toka dhe uji. Ku jepet marëdhënia që ekziston mes lumit me vetë peizazhin dhe popullsinë përrreth tij. Uji i lumit shikohet më tepër si një burim atraksioni për vizitorët, si një burim për zhvillimin bujqësor si dhe për prodhimin e energjisë që është edhe një nga elementet kyç për zhvillimin ekonomik lokal. Rruga i referohet vecanërisht ujërave termale, tokes së begatë, si baza e prodhimit bujqësor dhe kultures se përdorimit te ujit nder vite.

Burimi kryesor i frymëzimit për krijimin e ekomuzeumit mbeten njerëzit e kësaj zone, të cilët siguruan njohuritë dhe shfaqën vizionet e tyre shumë të çmuara, që i kanë ruajtur me traditat dhe historinë e tyre, nëpërmjet krijimtarise dhe punës së tyre. Si në çdo muze, edhe Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos synon të siguroje kushtet për një komunikim efektiv të plotë me të gjithë. Ai krijon një akt kulturor dhe arsimor, qe sensibilizon si vizitorët, po ashtu dhe njerëzit e zonës në forma të ndryshme te njohurive për vendin, kulturën, natyrën dhe evoluimin e përkohshëm të tyre. Për të arritur këto parametra ekomuzeumi u ndertua ne bashkepunim te ngushte me te gjithe aktorët lokalë (bashki, komuna, agjensitë e menaxhimit të zonave të mbrojtura, muze, shoqata kulturore ose mjedisore) dhe e njerëz e individualë (akademikë dhe studiues, prodhues vendorë, artistë dhe mjeshtra artizanë, qytetarëve të zakonshëm, etj.)

Me përfundimin e projektit në Shkurt 2014, kujdesi i eko-muzeumitt …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy