minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Promovohet libri i Rudina Xhungës/ Rama: U përdora për një kauzë të mirë - Struga.net

Promovohet libri i Rudina Xhungës/ Rama: U përdora për një kauzë të mirë

0
rudi

Gazetarja Rudina Xhunga promovoi të hënën në mbrëmje librin e saj të fundit, të titulluar “Shkrimtarët e Shekullit”, me parathënie nga Edi Rama.

Libri sjell 31 intervista, që Xhunga i ka realizuar me emra të njohur të penës.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Edi Rama tha se ai është përdorur në këtë rast për një kauzë të mirë.

Ai falenderoi edhe botuesen e librit, Arlinda Dudaj.

“Kush më shikon ku ndodhem tani, e kupton pse nuk e refuzoja dot parathënien.

Ishte kënaqësi të jepja këtë kontribut për këtë botim, një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me problemet e grave nëna, por që nuk heqin dorë nga pasioni për librin.

Kur bëhen të dyja bashkë është kënaqësi të shohësh çfarë prodhojnë.

Ky është një libër që s’të imponon ta fillosh tek faqja e parë, por sa herë ta kapësh, sheh diçka që s’e ke parë më parë.

Më vjen shumë keq që e kam bërë parathënien duke i vendosur pak në siklet dy mikeshat e mia, që të më japin qendrën e vëmendjes. Unë jam pjesë e punës së tyre në aspektin e promovimit të librit, ndjehem shumë mirë i përdorur, po përdorem për një kauzë shumë të mirë, për të çuar tek publiku një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy