minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rrugëtim anembanë Evropës me shfaqjen ”Tok për kulturën tonë” - Struga.net

Rrugëtim anembanë Evropës me shfaqjen ”Tok për kulturën tonë”

0

Artistë tashmë të njohur dhe artistë që janë ende në fillim të karrierës së tyre do të marrin shikuesit në një udhëtim artistik që çon në vende të ndryshme, si: Londra, Hamburgu, Berlini, Kölni, Zürichu, Vjena e deri në Itali, te Hora e Arbëreshëve, për të përfunduar në Prishtinë e Tiranë.

Ishte një diskutim mbi aktivitetet kulturore në diasporë pranë konnferencës „Diaspora Flet 2020“, që i bëri bashkë këto shoqata, të cilat vetëm disa javë pas koneferencës filluan bashkëpunimin e parë. E ky është vetëm fillimi. Kjo iniciativë synon të bëhet një platformë gjithëkombëtare që bashkon shoqata e artstë shqiptarë nga e gjithë bota. Potencial ka mjaft, e si duket edhe motivimi nuk mungon që të krijohet një platformë për prezantim më të denjë të kulturës sonë në botë.

Reagimet e para janë shumë pozitive. Shpresëdhënëse është sidomos gatishmëria e madhe e artistëve të ndryshëm të përkrahin këtë iniciativë. Programi do të trasmetohet live në kanalin e TOK në YouTube, më 26 dhjetor, nga ora 19.

 

Shoqatat dhe artistët pjesëmarrës:
1. Grupi KÀ  – Vjenë

Eno Peçi do të përfaqësojë Vjenën në këtë program kulturor.
Eno Peçi është i lindur në Tiranë dhe i edukuar për balet në Akademinë e Baletit Tiranë dhe më pas në Akademinë e Baletit të Operës Shtetërore në Vjenë. Që nga viti 2000 është pjesë e Trupës së Baletit të Operës Shtetërore në Vjenë, ku në vitin 2009 u emërua solist i saj. Paralelisht, ai ka zhvilluar edhe karrierën e tij si koreograf i sukses‘shëm.
Ai është nderuar me çmimet më të larta shtetërore, sikurse me titullin ‚Ambasador Nderi‘ dhe ‚Kalorës i urdhrit të Skënderbeut‘ i Republikës së Shqipërisë, si dhe së fundmi i nderuar edhe nga Presidenca e Republikës së Austrisë me titullin më të lartë shtetëror ‚Kryqi i Nderit Austriak për Shkencë dhe Art‘ (Österreichischen Ehrenkreuzes für Wissenschaft und Kunst).
Por, më së miri për Enon, flet karakteri dhe sjellja e tij. Ai është jashtëzakonisht i thjeshtë, ashtu siç dinë të jenë vetëm njerëzit më të ndritur; bashkëpunues, motivues dhe tejet pozitiv, prandaj, mbështetja që ai i dha kësaj iniciative përmes veprës së tij ‚Muzg‘ të bërë enkas për TOK, ku edhe baleti dhe koreografia është e realizuar nga ai vetë, na nderon të gjithëve.

2. AJO –  Londër


Vjollca Robelli Mripa është një këngëtare/autore nga Kosova, e cila jeton në Londër. Muzika e saj merr frymëzim nga trashëgimia shqiptare, duke ngritur zanatin e muzikës tradicionale popullore në territore inovative të xhazit.

3. URACult –  Köln

 

Foto: Kasem Hoxha official
Foto: Kasem Hoxha official
Për “TOK PËR KULTURËN TONË”, nga Kölni paraqitet aktori shqiptar Kasem Hoxha me poezinë e njohur të Fadil Krajës “Cigarja”.
Me një karrierë të bujshme reth 30-vjeçare me mbi 50 role në seri dhe filma gjermanë dhe shqiptarë, Kasem Hoxha zë një vend të merituar në kinematografitë e të dy vendeve.
Ka bashkëpunuar me aktorët dhe regjisorët më të njohur gjermanë e shqiptarë në projekte të ndryshme, shumë prej tyre edhe të shpërblyer në Festivale ndërkombëtare.
Gjithnjë i afërt me bashkëkombasit dhe sa herë që e lejon orari i ngjeshur i punës si aktor, edhe prezent në aktivitetet e komunitetit shqiptar në Gjermani.

4. Marrja Zezë –  Berlin

5. Brezi Ynë –  Zürich

Edhe Vendim Thaçi do të jetë një nga artistët pjesëmarrës të programit “TOK PËR KULTURËN TONË”.
Të prezentosh gjithë rrugëtimin muzikor të kitaristit 30-vjeçar Vendim Thaçi, do të duhej të përmendnim shumë vende të ndryshme të botës. Si student, pedagog apo si pjesëmarrës festivalesh të ndryshme, Vendim Thaqi veç ka mbledhur përvoja të shumta ndërkombëtare. Një përvojë, deri tani ndoshta ndër më të rëndësishmet, ishte përvoja si student i kitaristit të njohur Pepe Romero, i cili është idoli i tij.
Në koncertet e tij ai luan pjesë të komponistëve të ndryshëm botërorë, por edhe komponime të tij.
Rrugëtimi i tij muzikor e solli atë në Zürich ku sot ai vepron si pedagog dhe performues i muzikës klasike dhe rock. Po ashtu ai vazhdon studimet për Master of Music në drejtimin pedagogjik në klasën e Prof. Anders Miolin në ZhdK në Zürich.

6. ODA –  Hamburg

7. Germin –  Prishtinë /Tiranë

Rrugëtim anembanë Evropës me shfaqjen ”Tok për kulturën tonë” shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy