minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Të njohësh, të ruash dhe të shfaqësh”, ekspozita që përurohet sot në Muzeun Historik Kombëtar - Struga.net

“Të njohësh, të ruash dhe të shfaqësh”, ekspozita që përurohet sot në Muzeun Historik Kombëtar

0
foto muzeu (3)

Sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, do të përurohet ekspozita me titull “Të njohësh, Të ruash, Të shfaqësh.

Nisma është fryt i bashkëpunimit të tri universiteteve italiane (Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescara) prej vitesh të angazhuara në kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri.

Ekpsertë të tri disiplinave të ndryshme – arkeologjisë, arkitekturës dhe muzeologjisë – do të bashkohen, falë rolit koordinues të Institutit Italian të Kulturës, me të njëjtin objektiv atë të vlerësimit të trashëgimisë kulturore dhe do të prezantojnë katër projekte, për herë të parë, që kanë të bëjnë me Muzeun Arkeologjik në Durrës, Amfiteatrin në Durrës dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

Projektet lidhur me Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe Tiranë janë realizuar nga DICAR (Departamenti i Shkencave të Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës) dhe Politekniku i Barit me koordinimin e Profesoreshës Anna Bruna Menghini, ndërsa projekti i vlerësimit të Amfiteatrit në Durrës, i formuluar në dy versione të ndryshme në kuadër të Misionit të Arkeologjisë Italiane në Durrës (Universiteti i Parma-s, Universiteti i Chieti-Pescara-s, Ministria e Punëve të Jashme) në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, falë profesorëve Sara Santoro, Paolo Giandebiaggi dhe Claudio Varagnoli.

Përurimi i ekspozitës, që do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars, do të paraprihet nga një tryezë pune e destinuar për ekspertët e sektorit me qëllimin për të intensifikuar bashkëpunimet shkencore dhe kërkimet e përbashkëta mes Universiteteve italiane dhe Institucioneve shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy