minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
​Itali, rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë kulmim të ri të virusit - Struga.net

​Itali, rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë kulmim të ri të virusit

0

Rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë një kulmim të madh në rastet e reja të COVID-19, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Studimet në disa vende të BE-së kanë treguar se transmetimi nga fëmija në fëmijë është i rrallë dhe se hapjet e shkollave nuk janë shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve”, tha ajo për gazetën italiane “La Stampa”.

“Provat aktuale sugjerojnë se, nëse zbatohen masa e duhura të higjienës, me nxënës të distancuar ose të ndarë në grupe, nuk ka gjasa që shkollat të jenë një burim më i madh i infeksioneve, sesa vendet e tjera. Kjo është ajo që ne shpresojmë”, shtoi zyrtarja.

Kyriakides tha gjithashtu se vaksina e parë kundër virusit mund të jetë në dispozicion në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

​Itali, rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë kulmim të ri të virusit shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy