minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“12 milje në detin Jon do i kalojnë Greqisë”, Rama: Spekulime që s’kanë lidhje me realitetin, janë si hartat për ndarjen e Kosovës (dhe një përgjigje për Metën) - Struga.net

“12 milje në detin Jon do i kalojnë Greqisë”, Rama: Spekulime që s’kanë lidhje me realitetin, janë si hartat për ndarjen e Kosovës (dhe një përgjigje për Metën)

0
📍VJENË – PRONONCIM PËR MEDIAN

Publiée par

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatet e shumta që janë hapur në vend për sa i përket deklaratave të kryeministrit helen se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në det.

Nga Vjena ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE-së, Rama u shpreh se zgjerim i Greqisë me 12 milje në detin Jon nuk ka lidhje me paktin që po negociohet me Greqinë.

“Ne jemi shtrirë në ujërat tanë territoriale me 6 milje që në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë. Greqia nuk e ka kontestuar dhe nuk ka çarte konteston.

Midis ujërave territorialë të vendeve ka ujera të ndërmjetëm. Pra njësoj sic ka rrugë midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta.

Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuara nga konventa është e drejtë e çdo shteti. Nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh mes Turqisë dhe Greqisë.

Ajo është një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territoriale. Një mosmarrëveshje që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive, por për të cilën nuk kemi një rezultat dhe dakordësine e të dyja palëve.

Dua të them që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Nuk është një konspiracion që bëhet mes dy palëve dhe nuk e merr vesh njeri. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionalë dhe bëhet ligj”, tha Rama.

Shefi i qeverisë i ka kthyer përgjigje edhe presidnetit të vendit Ilir Meta, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për marrëveshjen me Greqinë për ujërat detare. Sipas Ramës, Presidenti duhet të rrijë i qetë, e para se të flasë të informohet mirë.

“Presidentin e dimë nuk ka nevojë të na e përsërisë, këtë e dimë, ajo që nuk dimë është që në radhë të parë presidenti duhet të informohet mirë e në vend se të thotë për cfarë është, të bëjë atë që duhet të bëjë, e të mos ngatërrojë Kushtetuten e Shqipërisë me të drejtën e detitit të Greqisë, që buron nga konventa ndërkombetarë e mos të hedhë fjalë.

Se këtu për fat të mirë të Kushtetutës,Presidneti nuk ka lidhje fare, se nuk hyn Kushetuta shqiptare në të drejtën e vendit fqinj.

Si kanionet e Skraparit, ka shkëmbinj nga dy anë e në mes rrjedhë ujore, konventa u ka dhënë të dy shkëmbinjve të marrin nga ajo rrjedhë ujore, të marrin milje në mënyrë të barabartë. Presidenti të jetë shumë i qetë se nuk është rasti për të bërë rafting me kushtetutën dhe një cështje të marrëdhenieve ndërkombëatre dhe të fqinjësisë së mire”- tha Rama. (TemA)

KRYESIMI I OSBE NGA SHQIPËRIA🇦🇱📍VJENË – PRONONCIM PËR MEDIAN

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 28 août 2020

Share. Twitter Facebook Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy